21/05/2020 21/05/2020 E enjte, 21 maj 2020 – Shenjtori i ditës. KRISHTI U NGJALL! Konstandini dhe Elena, mbretër. Konstandin Rusi e të bijtë. – Konstandini dhe Elena, mbretër – Bir i Konstandin Kloroit dhe i shën Elenës. Të dhënat për origjinën e tij dhe të nënës së tij, Elenës, i japim në jetën e saj që pason....
21 Μαΐου, 2020 - 15:51
Τελευταία ενημέρωση: 21/05/2020 - 15:53

Shenjtori i ditës

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës

E enjte, 21 maj 2020 – Shenjtori i ditës.

KRISHTI U NGJALL!

Konstandini dhe Elena, mbretër. Konstandin Rusi e të bijtë.

– Konstandini dhe Elena, mbretër –

Bir i Konstandin Kloroit dhe i shën Elenës. Të dhënat për origjinën e tij dhe të nënës së tij, Elenës, i japim në jetën e saj që pason. Këtu plotësojmë: Në vitin 306 ushtria e proklamoi në Britani august, perandor, pas vdekjes së të atit, perandor tashmë qysh nga viti 305. Por perandor unik u bë mbas luftërave vetëm më 324, pasi më përpara ekzistonin cezarët lokalë dhe augustët. Atëherë mori fund 40-vjeçari i përgjakur i poliarkisë.

Më përpara (313) deklaroi së bashku me august Likinin (308-323) tolerancën fetare (“Dekreti i Mediolanit”). Shpresëtarët e krishterë mundeshin tashmë ta adhuronin Jisuin hapur dhe pa u penguar. Kthesa e tij përkundrejt besimit të ri justifikohet edhe nga një vizion në mes të ditës. Pa në qiell të ndriçojë një kryq me nxitjen “Me këtë fito”. Mori guxim, bëri betejën kritike në Tiveri dhe fitoi (312). Që atëherë, i barabartë me apostujt, ndihmoi në forma të ndryshme Kishën dhe u kujdes për unitetin e saj. Më 321 caktoi të dielën si festë.

Më 325 mblodhi në Nikea Sinodin I Ekumenik dhe dënoi Ariosin, megjithëse më vonë u ndikua nga motra e tij filoariane Konstandina. Midis 324 – 11.5.330 ndërtoi kryeqytetin e ri të krishterë, Konstandinopojën (do të thotë qytet i Konstandinit), kufijtë e së cilës ia kishte treguar një engjëll gjatë një vizioni (inagurimi i Konstandinopojës festohet pikërisht më 11 maj).

Më 22.5.337, i fuqishmi, guximtari, i ndjeshmi dhe i lehti në vendime, i madhi në arritje, i pari mbret i krishterë Flavius Valerius Konstandinus (latinisht do të thotë i qëndrueshëm), ndërsa përgatitej të ndërmerrte një fushatë në Persi, u sëmur dhe ndërroi jetë në Azinë e Vogël, në Nikomedi të Propondidhës. Meqenëse më përpara nuk ishte realizuar aspirata e tij të shkonte të pagëzohej në Jordan, u pagëzua atje, në Nikomedi, për t’u pastruar nga mëkatet e lehta dhe të rënda të jetës së tij tepër të dallgëzuar dhe të vrullshme.
U varros në kishën e Apostujve të shenjtë në Konstandinopojë, të cilën e kishte ngritur vetë.

* * * * *

– Mbretëresha Elena –

Elena bija e një hanxhiu të thjeshtë lindi në vitin 247 në Vithini, në Veriperëndim të Azisë së Vogël. Në moshën 23 – vjeçare u bë bashkëshortja e gjeneralit kalimtar, Konstandin Kloro nga Naiso (tani Nishi i Serbisë), ku në vitin 288 (ose edhe më shpejt) lindi Konstandinin e Madh që feston së bashku me të. Sapo Dioklitiani (284-305) e emëroi Kloronë si cezar (293), e detyroi që ta largojë Elenën për t’u martuar, për arsye politike, me bijën e adoptuar të bashkëperandorit të tij Maksimian (286-305). Për më tepër mori rob djalin e tij, Konstandinin, i cili u edukua pikërisht në oborret e Dioklitianit dhe të Galerit (305-311). Kloroi bëri atëherë tre djem të tjerë dhe tri vajza por shenjtin e donte tej mase. Ai e respektonte thellësisht nënën e tij, kështu që pasi u bë mbret e quajti augusta, mbretëreshë, dhe preu monedha me fytyren e saj.

Madje i kushtuan qortimet e saj të ashpra kur koseguent përkundrejt së drejtës vrau më 326 admiralin e lavdëruar Krispi, djalin e tij me gruan e parë, Minervinën. E vrau pasi u bind prej gruas së tij të dytë, Faustës së bukur, por zemërkeqe, bijë e Maksimianit. Domethënë i kishte shpifur për Krispin si tinzar i mbretërisë së tij dhe i nderit të saj, pasi kishte frikë se do t’i linte në hije tre djemtë e saj kishte dhe dy vajza. Ndërkaq u zbulua intriga dhe burri i saj e eleminoi edhe atë, ndërsa nderoi të vrarin padrejtësisht…

E barabartë me apostujt Elena (greqisht: llambadhë) tashmë e moshuar, u dërgua prej Konstandinit në Vendet e Shenjta. Atje detyroi një hebre, kryepiskopin e mëpasëm të Jerusalemit, shën Qirjakon (28 tetor), i cili e dinte se ku ishte Golgothaja dhe e ndihmoi të gjente Kryqin e Çmuar, siç sqarohet në jetën e tij (festa e Gjetjes 6 mars dhe e Lartësimit 14 shtator).

Dy nga gozhdat e Kryqit u vendosën në stemën e djalit të saj. Së bashku me të ndërtoi kisha të famshme në Betlehem, tek Varri i së Tërëshenjtës, në Malin e Ullinjve, në Romë, në Bizant. Fjeti në Konstandinopojë, më 328 (ose 335) por u varros në Romë.

 

 

facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων