22/05/2020 22/05/2020 E premte, 22 maj 2020 – Shenjtori i ditës. KRESHMË KRISHTI U NGJALL! Etërit e Sinodit të Dytë Ekumenik. Dëshmor Joan Vladimiri (Në Elbasan, në manastirin e Shën Joan Vladimirit, kremtohet në mënyre panegjirike në dt 4 qershor). – Dëshmor Joan Vladimiri. – Lindi në fshatin Vladimir (nga del dhe emri i tij) të Krajës,...
22 Μαΐου, 2020 - 20:06
Τελευταία ενημέρωση: 22/05/2020 - 20:08

Shenjtori i ditës

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës

E premte, 22 maj 2020 – Shenjtori i ditës.
KRESHMË

KRISHTI U NGJALL!

Etërit e Sinodit të Dytë Ekumenik. Dëshmor Joan Vladimiri (Në Elbasan, në manastirin e Shën Joan Vladimirit, kremtohet në mënyre panegjirike në dt 4 qershor).

– Dëshmor Joan Vladimiri. –

Lindi në fshatin Vladimir (nga del dhe emri i tij) të Krajës, në Malin e Zi afër Shkodrës, dhe u bë mbret. Ishte i drejtë dhe i pastër në moral dhe ndihmoi në shtrirjen e Orthodhoksisë. Njëherë, kur udhëtonte në shtetin e tij me gjeneralët, dalloi në një pyll afër Elbasanit një shqiponjë. Shqiponja kishte në krahët e saj një kryq të ndritshëm, të cilin e lëshoi në tokë para se të fluturonte dhe të zhdukej, ishte engjëll.

Monarku mori kryqin me devotshmëri e frikë dhe e vendosi në një kishë, që ngriti në vend më vonë. Bashkëshortja e tij e përkushtuar, Kozare, ishte motra e carit Bullgar, Vladisllavit (1015-1018). Ai, për të zotëruar mbretërinë e Joanit, e ftoi në kryeqytetin e tij, Ohrin, mbasi iu betua në Ungjill dhe në një kryq druri shumë të respektuar të shenjtit se nuk do t’i bënte keq.

Ai u bind, ndërkaq tinëzari e goditi fort me shpatë në qafë, por më kot. Atëherë Joani tolerant i dha kryqin duke i thënë: “E tradhtove. Por merre këtë dhe do të më vrasësh”. Më pas këshilloi shoqëruesit e tij të mbrojnë Orthodhoksinë, të qeverisin drejt popullin dhe të mos marrin hak për vrasjen e tij që të mos derdhet gjak “vëllazëror”, dimë se nuk ishte shqiptar, por i deshi shqiptarët tej mase.

Vladisllavi me të vërtetë i preu kokën, ndërkaq “martiri” mori kokën e tij në duar. Kalëroi kështu deri në kishën e ngritur prej tij në Elbasan, në të cilën edhe u varros më 22.5.1015. Kozarja mbeti për gjithë jetën në një godinë që ndërtoi përbri kishës. Kompleksi u zhvillua në manastir, i cili u shkatërrua dhe u ringrit në mënyrë të përsëritur.

Sot i gjithë kompleksi i manastirit u ringrit përsëri. Në manastir kremtimi i shenjtit nderohet në dt. 4 qershor (korrespondon me kalendarin julian ose ndryshe kalendari i vjetër dt 22 maj).
Aty është vendi ku zhvillohen kampet kishtare të vajzave. Lipsanet e shenjta mrekullibërëse, mbas transportimesh të ndryshme, ruhen tashmë në Tiranë, derisa t’i kthehen manastirit kur ai të rifunksionojë.

Vladimir, rusisht do të thotë zotëruesi i paqes (ose i botës).

facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων