29/05/2020 29/05/2020 E Premte, 29 maj 2020 – Shenjtori i ditës. KRESHMË. Aleksandri i Aleksandrisë. Oshënare dëshmore Theodhosia. Hierodëshmor Olviani i Aneon. – Oshënare dëshmore Theodhosia – Ishte fëmijë të pasurish të krishterë në Konstandinopojë. Pas zhdukjes së babait të saj, vajza 7-vjeçare ndoqi nënën, e cila u tërhoq në një manastir të kryeqytetit. Atje u rrit...
29 Μαΐου, 2020 - 16:02

Shenjtori i ditës

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës

E Premte, 29 maj 2020 – Shenjtori i ditës.
KRESHMË.

Aleksandri i Aleksandrisë. Oshënare dëshmore Theodhosia. Hierodëshmor Olviani i Aneon.

– Oshënare dëshmore Theodhosia –

Ishte fëmijë të pasurish të krishterë në Konstandinopojë. Pas zhdukjes së babait të saj, vajza 7-vjeçare ndoqi nënën, e cila u tërhoq në një manastir të kryeqytetit. Atje u rrit me dashurinë dhe mëshirën e Perëndisë. Pas vdekjes së nënës, shpërndau pasurinë te të varfrit, duke ruajtur tri ikona ari: të Krishtit, të Nënës së Zotit dhe të shën Anastasisë dhe më pas u bë murgeshë.

Dy vjet më vonë, perandori Leoni III filloi persekutimin kundër ikonave dhe shkarkoi patriarkun, shën Gjermanin, i cili refuzoi t’u nënshtrohej dekreteve të tij. Urdhëroi të hiqte ikonën e Krishtit që gjendej mbi portën e Bronzit. Theodhosia, e cila ishte e pranishme me shumë të tjerë, u shty nga një indinjatë dhe e hodhi tutje shkallën, në të cilën po ngjitej agjenti i perandorit.

Grupi i besimtarëve u drejtua më pas drejt patriarkanës për të qëlluar me gurë patriarkun e ri Anastas. Me urdhër të perandorit, ushtarët i kapën që t’i ekzekutonin (martirët e parë të ikonoklazmës nderohen më 9 gusht). Një prej tyre e zvarriti brutalisht Theodhosinë në tokë deri në vendin e quajtur “Demi” dhe i ngulën një bri dashi në grykë.

facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων