27/09/2020 27/09/2020 E diel, 27 shtator 2020 – Shenjtori i ditës Apostujt Aristarku, Zinoni, Marku nga të 70-t. Dëshmor Kalistrati. Dëshmore Epiharisa. Dëshmore e re Akilina. Shën Neofiti i mbyllur. – Apostujt Aristarku, Zinoni, Marku nga të 70-t. – Marku, i quajtur edhe Joan, përmendet nga shën Llukai te Veprat e Apostujve (Vep. 12.12). Ai u dorëzua...
27 Σεπτεμβρίου, 2020 - 19:15

Shenjtori i ditës: Apostujt Aristarku, Zinoni, Marku nga të 70-t. – Dëshmore e re Akilina

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës: Apostujt Aristarku, Zinoni, Marku nga të 70-t. – Dëshmore e re Akilina

E diel, 27 shtator 2020 – Shenjtori i ditës
Apostujt Aristarku, Zinoni, Marku nga të 70-t. Dëshmor Kalistrati. Dëshmore Epiharisa. Dëshmore e re Akilina. Shën Neofiti i mbyllur.

– Apostujt Aristarku, Zinoni, Marku nga të 70-t. –
Marku, i quajtur edhe Joan, përmendet nga shën Llukai te Veprat e Apostujve (Vep. 12.12). Ai u dorëzua episkop i Vivlos dhe u tregua punëtor i zellshëm i Ungjillit. Ishte kaq i afërt me Perëndinë, sa mjaftonte hija e tij që të shëronte të sëmurët.
Aristarku bënte pjesë te të Shtatëdhjetët. Përmendet dyherë nga shën Pavli në Letrat e tij (Kol. 4.10; Filem. 23). Ai u shfaq si një Joan Pagëzor i dytë, sepse, njëlloj si ai, ushqehej me bimë, mjaltë dhe filiza pemësh, gjithashtu vishej me një tunikë të thjeshtë prej lëkure. U bë episkopi i Apamisë në Siri dhe ktheu në besim dhe te njohja e së vërtetës tërë paganët e qytetit.
Zinoni (Zinai) ishte juristi për të cilin flet shën Pavli në letrën e tij drejtuar Titit (Tit. 3.13). Shën Petroja e bëri episkop të Laodikesë (Diospolis). Duke qenë enë e Shpirtit të Shenjtë për nga virtytet, çliroi shumë veta nga skllavëria e idhujtarisë.
Pasi e udhëhoqën në paqe grigjën shpirtërore dhe bënë që të jepte fryt dhuntia që u kishte besuar Perëndia, këta tre apostuj u bashkuan me Zotin për t’u gëzuar përjetësisht me gëzimin dhe lumturinë e Tij.

* * * *
– Dëshmore e re Akilina. –
Shën Akilina vinte nga një fshat afër Selanikut. Ishte ende foshnjë kur babai i saj u grind një ditë me një fqinjë turk. U rrahën dhe duke mos dashur e vrau turkun. Nuk mund të shpëtonte nga duart e tyre, vetëm nëse mohonte besimin e tij dhe kthehej në Islam, por edhe të kthente të bijën kur të rritej.
Nëna e Akilinës ishte shumë e perëndishme dhe e edukoi të bijën me dashuri për Perëndinë. Kur vajza mbushi 18 vjet, i ati i propozoi të bëhej myslimane, por e lumtura ishte gati të vuante gjithçka për dashurinë e Krishtit. I frikësuar edhe për veten e tij, i ati e dorëzoi të bijën në duart e turqve dhe u tha të bënin me të çfarë të donin. Asgjë nuk mundi ta mposhte vajzën, asnjë lajkë apo premtim.
E veshur me një tunikë të rreckosur u godit pa mëshirë me shkopinj nga barbarët. Vdiq nga torturat. Kur trupin e saj e çuan për ta varrosur, i gjithë vendi u mbush nga një erë e mirë. Dhe po atë natë, një dritë e shkëlqyer doli nga varri i saj.

 


— facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων