05/11/2020 05/11/2020 E enjte, 5 nëntor 2020 – Shenjtori i ditës. Apostujt Hermai, Lini, Gai, Patrovi, Filologu nga të 70-t. Dëshmorët Galaktioni dhe Epistima. – Apostujt Hermai, Lini, Gai, Patrovi, Filologu nga të 70-t – Këta apostuj të shenjtë bënin pjesë në grupin e të 70-ve. Hermai, i përmendur nga apostull Pavli në Letrën drejtuar Romakëve (16.14),...
05 Νοεμβρίου, 2020 - 19:00
Τελευταία ενημέρωση: 05/11/2020 - 19:03

Shenjtori i ditës: Apostujt Hermai, Lini, Gai, Patrovi, Filologu nga të 70-t – Dëshmorët Galaktioni dhe Epistima

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës: Apostujt Hermai, Lini, Gai, Patrovi, Filologu nga të 70-t – Dëshmorët Galaktioni dhe Epistima

E enjte, 5 nëntor 2020 – Shenjtori i ditës.

Apostujt Hermai, Lini, Gai, Patrovi, Filologu nga të 70-t. Dëshmorët Galaktioni dhe Epistima.

– Apostujt Hermai, Lini, Gai, Patrovi, Filologu nga të 70-t –

Këta apostuj të shenjtë bënin pjesë në grupin e të 70-ve.
Hermai, i përmendur nga apostull Pavli në Letrën drejtuar Romakëve (16.14), u bë episkop i Filipisë (ose Filipolit). Disa shkrimtarë të lashtë i kanë atribuuar hartimin e veprës Bariu, shumë e famshme në kohët e hershme të Kishës, e cila radhitej ndonjëherë mes Shkrimeve të Shenjta.
Shën Patrovi, i cili përmendet në të njëjtën letër (Rom. 16.14), u bë episkop i Pociolit në Itali, dhe pagëzoi shumë paganë.
Shën Lini (shih II Tim. 4.21) ishte pasuesi i shën Petros në fronin episkopal të Romës. Kaloi shumë sprova për emrin e Krishtit dhe solli shumë paganë në besimin e vërtetë. Vdiq si martir dhe shën Kliti (i thirrur ndryshe edhe Anaklit) e pasoi (76-78).
Shën Gai (Rom. 16.23) u bë episkop i Efesit pas shën Timotheut.
Shën Filologu (Rom. 16.15) u dorëzua episkop i Sinopës (Pont) nga apostull Andrea.

* * * * *

– Dëshmorët Galaktioni dhe Epistima –

Këta martirë të shenjtë jetuan gjatë mbretërimit të perandorit Deci (250) dhe qeveritarit Sekundi në qytetin e Emesit. Prindërit e Galaktionit, Klitofoni dhe Lefkipa ishin paganë të pasur të qytetit. Por kishin vetëm një brengë, ata nuk kishin fëmijë. Një herë në qytet, kishte ndaluar për disa ditë një murg me emrin Onufër.
Ai mblidhte lëmoshë për të varfërit dhe një ditë trokiti edhe në portën e Lefkipës. Kur pa fytyrën e saj të vrarë, ai i kërkoi arsyen. Me hirin e Perëndisë, ai i mësoi besimin e vërtetë dhe e pagëzoi. Pak kohë më vonë, ajo lindi dhe ndihmoi edhe bashkëshortin e saj të kthehej në besimin e vërtetë.
Edhe fëmijën e tyre e pagëzuan dhe i vunë emrin Galaktion. Kur ai u bë 20 vjet, mbeti jetim nga nëna dhe i ati vendosi ta martonte me një vajzë pagane të quajtur Epistima. Nga bindja pranoi, por refuzoi t’i afrohej vajzës, nga frika se mos e njolloste Pagëzimin e shenjtë. Me ndihmën e Galaktionit, edhe Epistima u bë e krishterë.
Tetë ditë pas pagëzimit të saj, Epistima pa në ëndërr lavdinë që ruhej në qiej për ata që e ruanin pastërtinë e tyre për Perëndinë. Ia tregoi edhe bashkëshortit të saj dhe që të dy vendosën të jetonin në pastërti deri në fund të jetës së tyre. Tërë pasurinë e ndanë tek të varfërit dhe u nisën në shkretëtirën e Sinait. Kur arritën në vendin e quajtur Puplion, gjetën një grup prej 12 eremitësh të cilët e morën me vete Galaktionin, ndërsa Epistimën e dërguan tek katër gra askete diku atje pranë. Në atë periudhë tirani kërkoi që t’i dëbonin murgjit nga shkretëtira.
Që të dy, Galaktionin dhe Epistimën i kapën dhe i nxorën përpara qeveritarit Ursus. I rrahën mizorisht dhe i nxorën të zhveshur para të gjithëve. I shpuan me gozhdë në thonjtë, ua prenë duart dhe këmbët. Në fund, i vranë me shpatë. Shën Galaktioni ishte 30 vjet dhe shën Epistima 16. Ata që refuzuan të bashkoheshin në mish në këtë jetë kalimtare, u bashkuan përjetësisht me Perëndinë.

 

 

— facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων