10/10/2020 10/10/2020 E shtunë, 10 tetor 2020 – Shenjtori i ditës. Dëshmorët Eulampi dhe Eulampia. Omologjetët Theofili, Vasiani e 200 shokët. Oshënar Andrea në Totma, i marrë më Krishtin. – Dëshmorët Eulampi dhe Eulampia – Eulampi dhe Eulampia jetuan në Nikomedi kur qeveriste perandori Maksimian dhe guvernatori Maksim (rreth 296). Ishin strehuar në malet afër qytetit për...
10 Οκτωβρίου, 2020 - 14:29
Τελευταία ενημέρωση: 10/10/2020 - 14:30

Shenjtori i ditës: Dëshmorët Eulampi dhe Eulampia – Oshënar Andrea në Totma, i marrë më Krishtin

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës: Dëshmorët Eulampi dhe Eulampia – Oshënar Andrea në Totma, i marrë më Krishtin

E shtunë, 10 tetor 2020 – Shenjtori i ditës.

Dëshmorët Eulampi dhe Eulampia. Omologjetët Theofili, Vasiani e 200 shokët. Oshënar Andrea në Totma, i marrë më Krishtin.

– Dëshmorët Eulampi dhe Eulampia –

Eulampi dhe Eulampia jetuan në Nikomedi kur qeveriste perandori Maksimian dhe guvernatori Maksim (rreth 296). Ishin strehuar në malet afër qytetit për t’iu shpëtuar persekutimeve kundër të krishterëve. Një ditë, shokët e dërguan Eulampin në qytet për të blerë bukë, por rrugës u kap nga paganët. E çuan për ta pyetur para perandorit. Rrëfeu me kurajë besimin te Krishti. Kur e nxorën nga marrja në pyetje, iu duk se shenjti do t’u bindej dhe do pranonte t’u sakrifikonte idhujve. E çuan në tempull. Teksa ecte për të sakrifikuar, e urdhëroi statujën e Arisit (Marsit) të binte përmbys, dhe menjëherë statuja ra përtokë dhe u thërrmua.
Paganët u marrosën dhe u vërsulën mbi atletin e Krishtit për ta torturuar. Në çastin që e mundonin, e motra, Eulampia, erdhi dhe iu lut që të martirizohej edhe ajo bashkë me të. Dhe Zoti e dëgjoi lutjen: e kapën edhe Eulampian dhe e hodhën në një kazan me vaj të përvëluar bashkë me të vëllain. Perëndia e lejoi që të martirizoheshin, me qëllim që të shkëlqente fuqia e Tij; për këtë arsye shenjtorët s’pësuan gjë, dhe nga kjo që ngjau, dyqind paganë i besuan Krishtit.
Ua prenë kokat bashkë me Eulampin dhe Eulampian, duke u bashkuar kështu me korin e të lumurve.

* * * * *

– Oshënar Andrea në Totma, i marrë më Krishtin –

Lindi në një familje të pashkolluar, por shumë të devotshme, në një fshat të Vologdës. Jetoi në shek. XVII. U edukua duke shkuar shpesh në kishë. Prindërit i vdiqën, kështu hyri rishtar në manastirin e Galiçit, në dioqezën e Kostromës. Igumeni i urtë dalloi dhuntitë shpirtërore dhe e nxiti të merrte kryqin e rëndë të marrëzisë më Krishtin. Andrea braktisi manastirin dhe filloi të endej rrugëve, por vizitonte shpesh starecin për t’i rrëfyer veprimet dhe mendimet. Pas vdekjes së jerontit të tij, u vendos në kishën e Ngjalljes në qytetin e Totmës, ku askush nuk e njihte. Kalonte gjithë natën në lutje dhe ditën mblidhte lëmoshë, të cilën e shpërndante përsëri tek të varfrit. Ecte këmbëzbathur, dimër e verë dhe ushqehej me bukë e ujë.
Një herë takoi kryetarin e një fisi të egër që vuante nga një sëmundje në sy. I kërkoi shenjtit ta shëronte, por Andrea u zhduk nga sytë e tij. Megjithatë, kur barbari lau sytë me dëborën mbi të cilën kishte kaluar shenjti, u shërua. I dërmuar nga asketizmi dhe privime të tjera, shën Andrea paranjohu ditën e fjetjes së tij, thirri një prift për t’u rrëfyer dhe për t’u kunguar me Misteret e Shenjta. U gjet i vdekur dhe vendi ku prehej trupi i tij ishte mbushur me një aromë erëmirë e qiellore.
Pas disa kohësh, iu shfaq në gjumë një gruaje të sëmurë, i dha Ungjillin që mbante në dorë ta puthte dhe i tha të shkonte në varrin e tij për t’u lutur. Gruaja u zgjua tashmë e shëruar.


facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων