19/09/2019 19/09/2019 – Dëshmorët Trofimi, Sabati e Dorimedi – Jetuan nën mbretërimin e perandorit Probus (rreth 277). Një herë, kur kaluan në Antioki të Pisidisë për festën e Apollonit, Shën Trofimi dhe Sabati u hidhëruan kur panë banorët të jetonin në shthurje. I drejtuan Perëndisë lutje të nxehta për shpëtimin e qytetit dhe shpallën publikisht se ishin...
19 Σεπτεμβρίου, 2019 - 17:32
Τελευταία ενημέρωση: 19/09/2019 - 17:33

Shenjtori i ditës – Dëshmorët Trofimi, Sabati e Dorimedi. Feliksi e Konstantia në Napoli. Oshënar Theodhori.

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës – Dëshmorët Trofimi, Sabati e Dorimedi. Feliksi e Konstantia në Napoli. Oshënar Theodhori.

– Dëshmorët Trofimi, Sabati e Dorimedi –

Jetuan nën mbretërimin e perandorit Probus (rreth 277). Një herë, kur kaluan në Antioki të Pisidisë për festën e Apollonit, Shën Trofimi dhe Sabati u hidhëruan kur panë banorët të jetonin në shthurje. I drejtuan Perëndisë lutje të nxehta për shpëtimin e qytetit dhe shpallën publikisht se ishin të krishterë.

I morën që të dy dhe nxorën përpara qeveritarit Trofimin i cili e pyeti dhe e dorëzoi në tortura. E goditën kaq egër sa e gjithë toka u mbulua me gjak. Edhe Sabati rrëfeu Krishin dhe e rrahën në fytyrë. E çorën në brinjë me thonj të hekurt, ia shkulën brinjët dhe e shkelën në bark. Dha shpirt në çastin e persekutimit.

Trofimin e dërguan në Perenius Dionisius, qeveritar i Frigjisë, në mitropolinë e Sinadës. I veshën sandale me gozhdë të mprehta, e rrahën dhe plagët ia mbuluan me kripë e uthull pasi i dogjën edhe me pishtarë. Dorimedi, i pari i këshilltarëve të qytetit, e vizitoi Trofimin në burg dhe ai vetë u bë i krishterë. Edhe atë e torturuan. Ia shqyen nofullat, brinjët dhe ia shkulën dhëmbët. Që të dy, të papërkulur përpara idhujtarëve, vuajtën edhe tortura të tjera, derisa ua nxorën sytë dhe i lanë me bishat, megjithëse mbetën të paprekur. Ua prenë kokat.

* * * * *

– Oshënar Theodhori –

Shën Theodhori, biri i princit Rostislav të Smolenskut, ishte një njeri plot thjeshtësi dhe përulësi që nga rinia e tij, dhe jetonte me përkushtim e frikë Perëndie. Ai ishte një ushtar shumë i aftë i Zotit tonë Jisu Krisht, i kujdesshëm në të gjitha porositë hyjnore.

I drejtë dhe i mëshirshëm ndaj nënshtetasve të tij. Përkujdesej për më të varfrit, për vejushat dhe jetimët, i ndihmonte të privuarit dhe ishte fisnik e i dhembshur me ata që i vinin për të kërkuar drejtësi. Kreshmonte si murg dhe i ishte përkushtuar me zell lutjes, si asaj personale, ashtu edhe lutjeve nëpër kisha, të cilat i zbukuroi si paradhoma të vërteta të qiellit.

Kur ndjeu se po i afrohej fundi, e thirri gruan bashkë me fëmijët, iu përgjërua që ta lejonin të jetonte momentet e fundit në paqe dhe në dashurinë e Perëndisë. U kërkoi gjithashtu ta çonin në manastir ku igumeni e qethi murg me gëzim të madh, sepse shën Theodhori e kishte dëshiruar tej mase për vite të tëra që të merrte veshjen murgërore. Kur mbërriti në prag të vdekjes, ai mori Skimën e Madhe murgërore dhe, pasi i kërkoi të gjithëve falje, bëri shenjën e Kryqit dhe ia dorëzoi shpirtin e tij Perëndisë më 19 shtator 1299.
Lipsani i tij kryen mrekulli të shumta.

 

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων