24/02/2021 25/02/2021 E mërkurë, 24 shkurt 2021 – Shenjtori i ditës. Gjetja I dhe II e kokës së Joan Pagëzorit. 10 dëshmorët në Afrikën Veriore. Oshënar Erazmi. – Gjetja I dhe II e kokës së Joan Pagëzorit – Banketi i Herodit u vadit me gjakun e profetit më të madh e Pararendësit të Krishtit dhe, pas kësaj...
24 Φεβρουαρίου, 2021 - 20:22
Τελευταία ενημέρωση: 25/02/2021 - 0:38

Shenjtori i ditës: Gjetja I dhe II e kokës së Joan Pagëzorit – Oshënar Erazmi

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës: Gjetja I dhe II e kokës së Joan Pagëzorit – Oshënar Erazmi

E mërkurë, 24 shkurt 2021 – Shenjtori i ditës.

Gjetja I dhe II e kokës së Joan Pagëzorit. 10 dëshmorët në Afrikën Veriore. Oshënar Erazmi.

– Gjetja I dhe II e kokës së Joan Pagëzorit –

Banketi i Herodit u vadit me gjakun e profetit më të madh e Pararendësit të Krishtit dhe, pas kësaj ngjarjeje, nxënësit e Joanit shkuan për të varrosur trupin e tij (Matth. 14:11). Kurse Herodiada, që kishte marrë kokën e përgjakur të Joanit në një tabaka, dha urdhër ta varrosnin atë thellë në një vend të padenjë, afër pallatit të Herodit në Makerontë.

Shumë kohë më pas, dy murgj që vinin nga Lindja mbërritën në Palestinë për të nderuar Vendet e Shenjta. Pararendësi i shenjtë iu shfaq natën, secilit në mënyrë të veçantë, dhe u tha: “Shkoni në pallatin e Herodit dhe do të gjeni atje kokën time të futur në dhé”. Të udhëhequr nga hiri hyjnor, ata nuk u munduan shumë për të gjetur vendin ku ishte hedhur koka e shenjtë dhe, duke falënderuar Perëndinë, e futën në një thes dhe morën rrugën e kthimit.

Në rrugë takuan një poçar shumë të varfër, me origjinë nga Emesa, që kishte braktisur vendin e tij për një fat më të mirë. Pas një shfaqjeje të Pararendësit, ai e mori lipsanin e shenjtë dhe u kthye në Emesë, ku pati një bekim dhe bollëk të madh. Në çastet e fundit të ndarjes nga kjo jetë, e vuri kokën e nderuar në një kuti të bërë enkas dhe ia dorëzoi së motrës, duke i dhënë urdhër të mos e hapte pa marrë urdhër nga vetë ai që ndodhej atje brenda dhe t’ia jepte në çastin e duhur një njeriu të devotshëm dhe miku të Perëndisë. Koka e Pararendësit kaloi kështu nga njëra dorë në tjetrën dhe arriti më në fund te një njeri i devotshëm, te hieromonaku me emrin Efstath, që ushtrohej në një shpellë pranë qytetit të Emesës, por që në fshehtësi besonte në herezinë e Ariosit. I pushtuar nga krenaria, ai ia atribuonte vetes mrekullitë e bëra me shumicë nga lipsani i shenjtë dhe nxirrte një përfitim të turpshëm nga hiri hyjnor. Herezia dhe ligësitë e tij u zbuluan dhe dolën në dritë, kështu që u dëbua prej orthodhoksëve dhe koka e nderuar e Pararendësit qëndroi e fshehur në shpellë deri në kohën kur Markeli i devotshëm, një njeri që donte Perëndinë dhe virtytin, u caktua jerond i manastirit që ishte themeluar pranë shpellës, në kohën e mbretërimit të Markianit (450-457), kur episkop i Emesës ishte Urani i famshëm.

Pararendësi i shenjtë iu shfaq në shumë raste Markelit dhe i dëshmoi dashamirësinë e tij, duke e përqafuar me dashuri dhe duke i dhënë një vazo plot me mjaltë.

Duke iu bindur Pararendësit dhe i udhëhequr nga një yll, Markeli shkoi për të gjetur kokën dhe e nisi kërkimin nga një kamare në murin e shpellës. Ai ndezi temjan dhe nisi të gërmonte. Zbuloi nën një pllakë mermeri lipsanin e shenjtë të fshehur në një amforë dhe e nderoi me lot gëzimi. Ky lipsan fort i nderuar u vendos nga episkopi në kishën qendrore të Emesës dhe u bë për qytetin një burim bekimesh dhe bamirësish të të gjitha llojeve, deri në kohën e transferimit të tij në Konstandinopojë, në shekullin e 9-të, nën mbretërimin e Mihailit III (842-867) dhe të patriarkut, shën Ignati. Nga ky transferim është caktuar edhe e kremtja e sotme.

 

 

* * * * *

 

– Oshënar Erazmi –

Oshënar Erazmi trashëgoi pasuri të mëdha nga prindërit dhe i shpenzoi ato për zbukurimin e kishave të Perëndisë, veçanërisht për bërjen e ikonave dhe veshjen e tyre me argjend e ar, për të pasur edhe këtu në tokë, aq sa është e mundur, një refleks të lavdisë shpirtërore që kanë shenjtorët në qiell. Kur u zhvesh krejtësisht prej pasurive të kësaj bote, u dha me zell në jetën murgërore. Por, kur e filloi këtë jetë, u sulmua me mendime të nxitura nga demonët, që e qortonin për faktin se kishte prishur më kot pasuritë për kishat, në vend që t’ua jepte ato si ndihmë të varfërve.

Duke mos pasur shumë përvojë në luftën kundër mendimeve, Erazmi i la vend shkurajimit dhe, duke humbur kështu zellin e parë, nisi të bënte një jetë pa asketizëm. I sëmurë rëndë, ra në shtrat pa vetëdije, duke pasur pamjen e dikujt që kishte parë më përpara në një vizion të frikshëm. Murgjit që ishin mbledhur pranë tij, duke menduar se nuk i dëgjonte, nisën të diskutonin për shkaqet e kësaj sëmundjeje të frikshme dhe ia atribuonin atë mëkateve të tij. Papritur i sëmuri u ngrit më këmbë dhe tha: “Sigurisht, etër dhe vëllezër, unë jam një njeri mëkatar i papenduar, por ja që etërit tanë të shenjtë, Andoni dhe Theodhosi, më janë shfaqur dhe më thanë se iu lutën Krishtit që të më falë edhe një mundësi tjetër për t’u penduar. Dhe pas tyre m’u shfaq e Tërëshenjta, Nëna e Zotit, në pamjen siç e shikojmë në ikonën tonë të shenjtë, e rrethuar nga shumë shenjtorë dhe më tha: “Të varfrit i ke gjithmonë dhe në të gjitha vendet, por nuk është e njëjta gjë për kishat e shenjta. Unë do të të caktoj një vend në Mbretërinë e Birit tim, meqë ti i ke zbukuruar ato siç duhet”. Erazmi u ngrit prej lëngatës së tij, i rrëfeu mëkatet para vëllezërve dhe hyri në kishë, ku u vesh me skimën e madhe engjëllore. Pastaj, pas tri ditësh, fjeti me gëzim dhe iu bashkua korit të shenjtorëve në lavdinë e Perëndisë (rreth vitit 1160).

 

facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων