Shërbesa e Varrimit të Mitropolitit të ndjerë të Gjirokastrës, Hirësisë së Tij, Dhimitrit, sot më 1 korrik 2025.
Mes lotësh, lutjesh dhe shpresës së ngjalljes, Kryepiskopi ynë, Joani, Sinodi i Shenjtë i Kishës, klerikë, personalitete dhe shpresëtarë nga i gjithë vendi dhe jo vetëm, i dhanë përshëndetjen e fundit Mitropolitit të ndjerë Dhimitër, i cili punoi me vetëmohim dhe dashuri në vreshtin shpirtëror që iu caktua.
Shërbesa e varrimit u krye në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Gjirokastër, dhe tashmë trupi i tij prehet pranë Kishës së Shën Parashqevisë në Dropull.
Lutemi që Perëndia ta prehë shpirtin e hierarkut tonë në gjirin e Tij! I përjetshëm kujtimi!
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










