08/07/2020 08/07/2020   Mjeku i njohur hematolog dhe pedagog i shquar i Universitetit të Mjekësisë, prof. Arjan Pushi, ndërroi jetë me 30 qershor 2020, si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga epidemia SARS COVID-19, të cilën e përballoi në vijën e parë duke mjekuar pacientë me sëmundje të gjakut. Në përkujtim të tij, sot, e mërkurë, 8...
08 Ιουλίου, 2020 - 12:54

Shërbesë përkujtimore për mjekun Arjan Pushi, Tiranë 08.07.2020

Διαδώστε:
Shërbesë përkujtimore për mjekun Arjan Pushi, Tiranë 08.07.2020

 

Mjeku i njohur hematolog dhe pedagog i shquar i Universitetit të Mjekësisë, prof. Arjan Pushi, ndërroi jetë me 30 qershor 2020, si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga epidemia SARS COVID-19, të cilën e përballoi në vijën e parë duke mjekuar pacientë me sëmundje të gjakut.

Në përkujtim të tij, sot, e mërkurë, 8 korrik 2020, në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u krye një shërbesë përshpirtjeje për të ndjerin. Shërbesa u kryesua nga Episkop Asti bashkë me klerikët Protopresviter atë Joan Qako, atë Petro Thanasi, atë Petraq Simsia dhe atë Niko Kodheli. Morën pjesë të afërm, miq, kolegë, kryetari i Bashkisë Berat etj. Episkopi Asti përcolli edhe ngushëllimet e përzemërta e të ndjera të Kryepiskopit Anastas drejtuar familjes dhe pjesëmarrësve.

Prof. Arjan Pushi lindi më 20 korrik 1962 në qytetin e Beratit, në një familje intelektuale me traditë të krishterë orthodhokse. Shkollën e mesme e përfundoi në qytetin e lindjes në vitin 1981, duke u dekoruar me medaljen e artë. Përfundoi studimet e larta me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1987. Qysh prej asaj kohe, Dr. Pushi filloi misionin e tij akademik si asistent-pedagog pranë Fakultetit të Mjekësisë. Prof. Arian Pushi ka qenë pjesë e Shërbimit Universitar të Hematologjisë.

Profesori i ndjerë pati një karrierë të gjatë, të përvijuar nga shkenca, modestia dhe humanizmi. Në jetën e tij spikati besimi i thellë në Zotin Krisht, ai ishte donator i rregullt për mirëmbajtjen e kishave kryesisht në qytetin e lindjes.

Profesor Pushi ka dhënë një kontribut të çmuar për zhvillimin e specialitetit të Hematologjisë dhe mjekësisë bashkëkohore në vendin tonë. Ai është autor i disa monografive dhe teksteve mësimore për hematologjinë; mjekësinë e përgjithshme dhe gjithashtu i dhjetëra artikujve, kumtesave dhe referimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit. Largimi nga jeta i Prof. Arjan Pushit lë pas një humbje të madhe për familjen, koleget, studentët, pacientët e shumtë dhe cilindo tjetër qe ka pasur fatin dhe privilegjin ta njohë.

I përjetshëm kujtimi!

Protopresviter Atë Joan Qako
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων