SHËRBIMI I FARMACISË BRENDA MJEDISEVE TË QENDRËS DIAGNOSTIKE “UNGJILLËZIMI”
Qendra Mjekësore Diagnostike Orthodhokse “Ungjillëzimi” në Tiranë, e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u ngrit me kujdesin e drejtpërdrejtë dhe donacionet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas.
Që nga muaji qershor i këtij viti, brenda mjediseve të Qendrës Diognostike u shtua edhe një shërbim i ri, farmacia, për të plotësuar sa më mirë nevojat e pacientëve, të atyre që marrin shërbime, por edhe të banorëve.
Farmacia është e pajisur me një gamë të gjerë dhe cilësore medikamentesh, suplementesh, artikujsh ortopedikë, kozmetikë etj.
Farmacia është e hapur në oraret:
– 8:00-20:00, nga e hëna deri të premten
– 8:00-13:00, të shtunën.
Për çdo informacion lidhur me të mund të kontaktohet në Nr. Cel. 0674338472.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










