24/09/2020 24/09/2020 Askush nuk do zbulojë në shpirtin e tij thesaret e mëdha, ata gurët e çmuar që përmend Ungjilli, nëse nuk do zhytet thellë dhe zhytja thellë nuk mund të vijë dot nëse nuk do t’i bindet Zotit. Shpeshherë zhytja thellë mund t’i duket njeriut sikur nuk ka llogjikë, sa herë që i kërkohet të bëjë...
24 Σεπτεμβρίου, 2020 - 17:17
Τελευταία ενημέρωση: 24/09/2020 - 17:20

Shko në të thella…

Διαδώστε:
Shko në të thella…

Askush nuk do zbulojë në shpirtin e tij thesaret e mëdha, ata gurët e çmuar që përmend Ungjilli, nëse nuk do zhytet thellë dhe zhytja thellë nuk mund të vijë dot nëse nuk do t’i bindet Zotit. Shpeshherë zhytja thellë mund t’i duket njeriut sikur nuk ka llogjikë, sa herë që i kërkohet të bëjë një jetë më të thellë shpirtërore ai do të hezitojë, sepse mendja do t’i thotë që mjaft shkove të dielën në kishë, bëre këto gjëra, çfarë duhet të bësh më tepër ti?

E megjithatë Zoti kërkon që të bësh diçka më tepër, jo për hir të Zotit, por për hirin tonë. Atë që kërkon Zoti nuk e kërkon sepse ka nevojë prej nesh, kur i tha Pjetrit që të zhytej pak tej, e kishte për Pjetrin dhe nëpërmjet Pjetrit për të gjithë ne, sepse Ungjilli është gjithnjë një profeci në veprim. Ato ngjarje që kanë ndodhur para dy mijë vjetësh gjithmonë janë të gjalla dhe gjithmonë na mësojnë edhe ne.

Gjithsekush nga ne ka nevojë që të zhytet pak më thellë për të nxjerrë diçka; shpirti i çdo njeriu i ka këto thesare. Kjo është dhe arsyeja përse në sytë e Zotit çdo shpirt njerëzor është më i vlefshëm se gjithë bota. E këto fjalë i thotë Zoti, nuk po i themi ne njerëzit.

Zoti vetë u thotë njerëzve se nëse humbni shpirtin dhe fitoni gjithë botën nuk ka asnjë vleftë, sepse edhe shpirti më i vogël njerëzor, në kuptimin e botës më i vogël, në sytë e Zotit është shumë i madh, sepse brenda tij fshihet dora e Perëndisë, brenda tij fshihen thesare të mëdha. Ne nuk i zbulojmë shpesh, pikërisht sepse nuk zhytemi thellë, sepse jeta jonë shpirtërore është e cekët. Edhe në faktin kur është, sepse shpeshherë për fatin tonë të keq, jeta shpirtërore pothuaj nuk ekziston fare. Një njeri nuk mund të jetojë dhe të jetë i plotë, nëse nuk do të thellohet në jetën e tij shpirtërore. Askush nuk mund të arrijë dot ta njohë Perëndinë, nëse nuk do të depërtojë thellë në shpirtin e tij dhe të njohë veten. Thënia e famshme “njih vetveten”, pikërisht këtë do të thotë. Nëse do të zhytemi thellë do të njohim diçka nga vetja, dotë fillojmë të kuptojmë diçka edhe nga Perëndia. Dhe kjo nuk bëhet dot pa një bindje. Sado të kemi një mendje të fuqishme nuk mund ta kuptojmë dot. Ky ka qenë pikërisht dhe ajo që quhet si “paradoksi i fesë”, atë që s’mund ta kapin dot dhe mendjet e ndritura, e kapin pikërisht zemrat e pasura. Prandaj dhe peshkatarët, në një krahinë të humbur të

Galilesë arritën të kuptonin atë që s’e kuptuan dot dhe filozofët e mëdhenj, arritën të kuptonin thellësinë që as Sokrati, Platoni dhe Aristoteli me tërë mendjen e tyre brilante nuk e kishin kapur dot, sepse mundësitë e mëdha janë pikërisht thellë shpirtit të njeriut, janë thellë zemrës së tij.
Krishti sot na kërkon të gjithëve të zhytemi pak më thellë, të thellohemi në jetën tonë shpirtërore të përditshme, për të zbuluar dhe ne thesare. Dhe jo vetëm që do të zbulojmë thesare, por do t’i lutemi Zotit e do t’i themi që mjaft, se nuk i mbajmë dot, ashtu siç dy varkat të cilat po fundoseshin nga peshku i madh që ishte kapur.

Mitropoliti i Korçës, Joani


facebook.com/rinia.tirane

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων