11/10/2019 11/10/2019 Më 16 shtator 2019, në Tiranë, u zhvillua takimi i jurisë ndërkombëtare të konkursit “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”. 472 foto u dërguan nga 50 pjesëmarrës nga 10 vende. Anëtarët e jurisë ishin shumë të kënaqur me cilësinë e fotografive të konkursit. Pas 5 orësh diskutime intensive, juria zgjodhi rreth 20 pranime për secilën kategori (raundi...
11 Οκτωβρίου, 2019 - 16:02
Τελευταία ενημέρωση: 11/10/2019 - 16:03

Shpallja e rezultateve të Konkursit Ndërkombëtar të fotografisë – “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”

Διαδώστε:
Shpallja e rezultateve të Konkursit Ndërkombëtar të fotografisë – “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”

Më 16 shtator 2019, në Tiranë, u zhvillua takimi i jurisë ndërkombëtare të konkursit “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria”.

472 foto u dërguan nga 50 pjesëmarrës nga 10 vende. Anëtarët e jurisë ishin shumë të kënaqur me cilësinë e fotografive të konkursit. Pas 5 orësh diskutime intensive, juria zgjodhi rreth 20 pranime për secilën kategori (raundi i parë). Në raundin e dytë, juria ngushtoi përzgjedhjen për fituesit dhe çmimet e nderit.

Për të veçuar fituesin e mundshëm të Grand Prize, juria u bazua në cilësinë e të gjitha fotografive për të katërta kategoritë që u dërguan në konkurs. Vendimi përfundimtar i për fitimin e Grand Prize shkoi për çiftin Fr. Stephanos&AlexandriaRitsi (Florida, USA).

Fituesit do të informohen së shpejti nga organizatorët për mënyrën e ndarjes së çmimeve. Rreth 100 fotografi, nga më interesantet, do të prezantohen në një ekspozitë, ndërsa fotografitë fituese do të botohen në albumin “Ngjyrat e Orthodhoksisë. Shqipëria “.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në muajin dhjetor gjatë promovimit të albumit dhe hapjes së ekspozitës.

Për më tepër klikoni linkun më poshtë: http://albania.orthphoto.net/index.html

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων