08/04/2021 09/04/2021 Jetonte një murg që quhej Ava Agathoni. Gjithë ditën e kalonte duke iu lutur Perëndisë. Për të jetuar thurte shporta dhe i shiste. Një ditë mori shportat dhe u nis në pazar për ti shitur. Atje takoi një plak sakat që nuk ecte. -“Për dashurinë e Perëndisë at mos më lë këtu pa më ndihmuar....
08 Απριλίου, 2021 - 20:00
Τελευταία ενημέρωση: 09/04/2021 - 1:20

Shportat e dashurisë!

Διαδώστε:
Shportat e dashurisë!

Jetonte një murg që quhej Ava Agathoni. Gjithë ditën e kalonte duke iu lutur Perëndisë. Për të jetuar thurte shporta dhe i shiste. Një ditë mori shportat dhe u nis në pazar për ti shitur. Atje takoi një plak sakat që nuk ecte.
-“Për dashurinë e Perëndisë at mos më lë këtu pa më ndihmuar. Më merr me vete të lutem”, i tha Ava Agathonit.
Murgu e mori mbi shpinë deri te pazari dhe e uli pranë vetes. Pasi kaloi pak kohë shiti disa shporta.
-“Sa lek morre? E pyeti plaku.
-“Këto”,i tregoi murgu.
-“Mirë janë! Më bli një byrek se kam ditë pa ngrënë”,i thotë plaku.
-“Me kënaqësi”, thotë At Agathoni dhe i bleu të hajë.Pas pak plaku i kërkoi t’i blinte fruta. Më vonë një ëmbëlsirë dhe sa herë që shiste një shportë i kërkonte dhe dicka tjetër derisa u shitën të gjitha dhe u shpenzuan të gjitha fitimet për plakun lypës. Për murgun nuk ngeli asgjë, kështu që do ngelej gjithë javën pa ngrënë.
Por për Ava Agathonin ishte një gëzim i madh që shpenzoi gjithë fitimin për lypsin sakat. Kur murgu po përgatitej të ikte, plaku i thotë:-“Tani më co atje ku isha të lutem dhe pastaj ik”.
Megjithëse i lodhur, Agathoni e morri mbi shpinë. Me shumë vështirësi arriti deri atje. Kur po e linte dëgjoi një zë të ëmbël që i thotë: “I bekuar qofsh Agathon në tokë dhe në qiell”. Ktheu kokën por nuk e pa më plakun aty. Ishte një ëngjëll që e kishte dërguar Perëndia për të provuar dashurinë e tij.

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων