17/09/2019 17/09/2019 Nga Nikolla Barkaj Komuniteti orthodhoks në Shqipëri ka një pasuri të madhe sa i takon objekteve të kultit, ku përfshihen këtu qindra Kisha dhe Manastire si dhe prona të tjera me vlerë të madhe shpirtërore për besimtarët. Prej 27 vitesh, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, është përkujdesur që të ringjallë nga...
17 Σεπτεμβρίου, 2019 - 13:38

Si po i ‘ringjall’ shenjtorët dhe figurat shqiptare Kryepiskopi Anastas

Διαδώστε:
Si po i ‘ringjall’ shenjtorët dhe figurat shqiptare Kryepiskopi Anastas

Nga Nikolla Barkaj

Komuniteti orthodhoks në Shqipëri ka një pasuri të madhe sa i takon objekteve të kultit, ku përfshihen këtu qindra Kisha dhe Manastire si dhe prona të tjera me vlerë të madhe shpirtërore për besimtarët.

Prej 27 vitesh, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, është përkujdesur që të ringjallë nga themelet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Duke mos folur për dëmet që komunizmi i egër i shkaktoi Kishës Orthodhokse, Kryebariu ynë, Imzot Anastasi nën përkujdesjen e tij atërore dhe mbi të gjitha financiare, ka mundur që të rindërtojë nga hiri të gjitha monumentet e kultit orthodhoks ku besimtarët mund të luten në Shtëpinë e Perendisë.

Jo vetëm kaq, por orthodhoksia në Shqipëri, ka edhe një pasuri të madhe sa i takon shenjtorëve dhe personaliteteve të mëdha që kanë dhënë kontributin e tyre me hirin e Zotit për besimin tonë.

Mund të përmendim këtu figura historike si Shën Angjelina Arianitin, Onufër Neokastritin, Gjergj Kastriot Skënderbeun, Shën Nikodhimin e Beratit, Peshkopët Theofan Nolin, Irine Banushin dhe Kristofor Kisin, etj.

Nën kujdesin e veçantë të Kryepiskopit Anastas, për të gjithë këto figura të rëndësishme janë zhvilluar aktivitete, predikime, kumtesa, konferenca të ndryshme ku është përmendur kontributi i tyre i madh për besimin orthodhoks.

Po ashtu, Kryepiskopi Anastas ka shfrytëzuar të gjithë infrastrukturën e duhur për ti dhënë pozitën që metirojnë këtyre figurave, duke botuar shkrime në gazetën e përmuajshme ‘Ngjallja’, në revistat ‘Tempulli’, ‘Kërkimi’ si dhe emisione pafund në Radion ‘Ngjallja’.

Qëllimi i Kryepiskopit Anastas ka qënë rikthimi në kujtesë të të gjithë këtyre personaliteteve duke i percjellë brezave të rinj pasurinë orthodhokse që Shqipëria ka trashëguar prej shekujsh.

Megjithatë ka zëra që kundërshtojnë këto ngjarje, ose përpiqen që të hedhin baltë mbi këto vepra.

Përmendim zotin Pirro Prifti, i cili shpesh herë ka ngritur zërin, duke ngritur gishtin mbi KOASH-in se nuk po bën mjaftueshëm punë për promovimin e figurave të lartpërmendura.

Përmes këtij shkrimi, dua ti sjell në vëmendje zotit Prifti të gjitha aktivitetet e panumërta që me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Anastasit, janë zhvilluar në nderim të shenjtorëve shqiptarë orthodhoks, por edhe për figurat e rëndësishme historike.

Zoti Prifti, përmes rrjeteve sociale si dhe një grupimi klon që ka krijuar me emrin ‘Lidhja e Intelektualëve Ortodokse të Tiranës’ po përpiqet që të manipulojë opinionin publik duke dhënë shpesh herë deklarata të pabaza me qëllim prishjen e imazhit të Kryepiskopit Anastas dhe Sinodit të Shenjtë.

E para nga rëndësia, ky grup që është themeluar nga zoti Prifti, është një grupim fantazëm.

Ky grupim nuk përfaqëson aspak intelektualët orthodhoks, për më tepër nuk përfaqësojnë as Lidhjen e Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë, përfaqësues zyrtarë të së cilës janë kryetari i saj, z. Robert Andoni dhe Sekretari i saj, z. Adrian Naço

Është pikërisht ‘Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë’ e cila ka të drejtë t΄i shprehë mendime dhe t’i propozojë nisma Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për çeshtje të ndryshme që lidhen me historinë e Kishës si dhe me rëndësinë për figurat e besimit orthodhoks.

Të gjitha grupimet e tjera, fantazëm, klone nuk njihen dhe nuk përkrahen nga ‘Lidhja e Intelektualëve Orthodhokse’.

Prej 27 vitesh, jo vetëm lavdia e Kishave është ringritur nga pluhuri i harresës, por falë kontributit të Kryepiskopit Anastas, të gjithë personalitetet që kanë lënë gjurmë në besimin dhe kishën tonë, kanë vendit që u takon duke i kujtuar dhe duke përcjellë për brezat e rinj punën dhe sakrificën e tyre ndër shekuj.

radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων