08/12/2019 08/12/2019 DOKTRINA ORTHODHOKSE SINODI I PARE EKUMENIK Në shekullin e tretë dhe të katërt u përhap një mësim i gabuar në lidhje me Krishtin. Sipas këtij mësimi Jisui është me të vërtetë Biri dhe Fjala e Perëndisë e mishëruar, por Biri dhe Fjala nuk është plotësisht hyjnor por një krijesë – ndonëse krijesa më e lartë....
08 Δεκεμβρίου, 2019 - 16:03
Τελευταία ενημέρωση: 08/12/2019 - 16:08

Sinodi I Pare Ekumenik

Διαδώστε:
Sinodi I Pare Ekumenik

DOKTRINA ORTHODHOKSE

SINODI I PARE EKUMENIK

Në shekullin e tretë dhe të katërt u përhap një mësim i gabuar në lidhje me Krishtin. Sipas këtij mësimi Jisui është me të vërtetë Biri dhe Fjala e Perëndisë e mishëruar, por Biri dhe Fjala nuk është plotësisht hyjnor por një krijesë – ndonëse krijesa më e lartë. Kështu sipas këtij mësimi Biri i Perëndisë dhe Personi i dytë i Shën Trinisë ishte një krijesë e bërë nga Perëndia si të gjitha krijesat e tjera. Ky ishte mësimi i Ariosit, një prift nga Aleksandria e Egjiptit. Kundër këtij mësimi, Etërit e shenjtë, si Athanasi i Aleksandrisë, Vasili i Madh, vëllai i tij Grigori i Nisës dhe Grigor Theologu i Nazianzit, e mbrojtën përcaktimin e besimit të sinodit të parë e të dytë që thoshte se Biri dhe Fjala e Perëndisë – i mishëruar në formë njerëzore si Jisui i Nazaretit, Mesia i Izraelit, – nuk është një krijesë, por është me të vërtetë hyjnor si Perëndia Atë dhe Shpirti i Shenjtë. Kjo ishte mbrojtja e doktrinës së Shën Trinisë (shih kapitullin III), që ruajti për Kishën e të gjithë kohërave besimin që Jisui është me të vërtetë Biri Hyjnor i Perëndisë, që ka të qenët një me Atin dhe me Shpirtin e Shenjtë, njëri nga Trinia e Shenjtë.

Në të njëjtën kohë, në shekullin e katërt, Kisha gjithashtu luftoi kundër mësimit të një farë Apollinari. Ai thoshte se ndonëse Jisui është me të vërtetë Biri dhe Fjala e mishëruar e Perëndisë, mishërimi qëndron vetëm në marrjen e një trupi njerëzor dhe jo në plotësinë e natyrës njerëzore. Sipas kësaj doktrine, Jisui nuk kishte një shpirt njerëzor real, as mendje njerëzore, por Biri hyjnor i Perëndisë, që ekziston përjetësisht me Atin dhe Shpirtin, vetëm thjesht banoi në trupin dhe në mishin njerëzor, si në një tempull. Për këtë arsye, çdo deklarim doktrinor zyrtar i Kishës Orthodhokse, duke përfshirë të gjitha deklarimet e sinodeve ekumenikë, insiston gjithmonë, që Biri i Perëndisë u bë njeri prej Virgjëreshës Mari me një shpirt racional dhe me një trup; me fjalë të tjera, që Biri i Perëndisë u bë njeri realisht, me tërë kuptimin e fjalës dhe që Jisu Krishti ishte dhe është një qenie njrëzore e plotë, duke qenë dhe duke patur gjithçka që një qenie njerëzore ka dhe është. Ky është mësimi i Ungjillit dhe i Shkrimeve te Dhiatës së Re në përgjithësi.

Edhe me qenë se bijtë kanë marrë pjesë në mish dhe në gjak, edhe Ai gjithashtu mori pjesë në të njëjtën natyrë…që tu ngjante në gjithçka vëllezërve të Tij (Hebrejtë 2:14-17)

 

— Mitropolia e Shenjtë Korçë / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων