31/10/2025 31/10/2025 Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, u takua me Shenjtërinë e Tij, Papa Leoni XIV. Ky takim historik u zhvillua në një audiencë private, pas pjesëmarrjes në Takimin Ndërkombëtar “Osare la pace”, të organizuar nga Komuniteti i Sant’ Egidios në Romë. Në këtë takim vëllazëror u diskutua për...
31 Οκτωβρίου, 2025 - 16:50
Τελευταία ενημέρωση: 31/10/2025 - 16:42

Takim historik i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan me Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV

Διαδώστε:
Takim historik i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan me Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, u takua me Shenjtërinë e Tij, Papa Leoni XIV. Ky takim historik u zhvillua në një audiencë private, pas pjesëmarrjes në Takimin Ndërkombëtar “Osare la pace”, të organizuar nga Komuniteti i Sant’ Egidios në Romë.

Në këtë takim vëllazëror u diskutua për çështje të ndryshme me interes të përbashkët dhe u theksua rëndësia e rivendosjes së paqes dhe ndalimit të luftrave që po mundojnë botën. Diskutimi u ndal edhe në interesimin dhe përkujdesjen e veçantë ndaj të rinjve të cilët janë jo vetëm e ardhmja, por dhe e tashmja e shoqërive.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon të jetë e angazhuar për të pasur marrëdhënie miqësore dhe të hapura me të gjithë, duke ndikuar në harmoninë dhe mirëqenien e përgjithshme. Ky takim historik dëshmon për përpjekjet e përbashkëta të të krishterëve si faktor kyç për paqen, në të cilin Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë luan një rol shumë të rëndësishëm. Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων