Takim i përzemërt i Kryepiskopit tonë Anastas me një grup mjeshtërish muratorë Shqiptarë nga qytete te ndryshme të vendit tonë që punojnë në Malin e Shenjtë (Athos)
Në këtë vend të shenjtë ne Kalkidhiki, Greqi, punojnë aktualisht rreth 1000 Shqiptarë, të cilët me punën e duarve të tyre e kanë bërë më të bukur këtë vend, Qytetin e Shenjtë Qiellor të të Krishterëve Orthodhoksë.
Gjatë takimit Kryepiskopi i quajti ata “përfaqësuesit tanë” dhe “ambasadorët tanë”, “ndërtuesit tanë” që kontribuoni për restaurimin dhe ndërtimin e mëtejshem të këtij vendi.
Në çdo vizitë që Kryepiskopi bëri në Manastiret e Hirshme, pavarësisht pritjeve zyrtare dhe kohës shumë të shkurtër që kishte në dispozicion, ai u takua me një pjesë të madhe të Shqiptarëve që punonin nëpër këto vende duke i falenderuar, interesuar për kushtet dhe trajtimin e tyre, duke i pyetur për familjet dhe fëmijët e tyre.
Nga vizita zyrtare e Përfaqësisë së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Malin e Shenjtë.
Maj, 2017
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










