Të doni njëri-tjetrin sic ju desha Une
“Miku i mirë” njihet në ditë të vështirë e ky nuk është thjesht nje mik , por Perëndia, që na gëzon, na jep shpresë.
Famullia e Shën Athanasit, nën drejtimin e Mitropolitit Andon,Mitropolit i Elbasanit,Shpatit dhe Librazhdit dhe këshilli kishtar me klerik
Atë Petro,shpërndanë pako me ushqime për pensionistët në këto ditë të vështira,me rastin e Pashkëve,që fatkeqsisht këtë vit na gjejnë të ngujuar pranë shtëpive. Megjithatë tingujt e Radio “Ngjallja” kumbojnë çdo mëngjes dhe mbrëmje në të gjitha familjet besimtare që transmetohen nga kisha “Trinia e Shenjtë” në qendrën sinodike Tiranë. Me këtë rast një falenderim shkon për Hirësi Andonin,i cili përpiqet t’na e bëj sa më të thjeshtë jetën në këtë periudhë të COVID-19,duke menduar, sakrifikuar gjithçka për gjendjen në të gjitha familjet ortodokse.
Falenderim tjetër shkon edhe për zonjat Iljana Kristo dhe Vasilika Koliçi,që organizuan dhe kontribuan në plotësimin e ushqimeve të bollshme.
Një buqete me karafila, nga ballkoni i lulëzuar, për respekt të atyre që nuk reshtin së menduari, për t’a bërë këtë periudhë lutjesh, sa më të qetë e gazmore.
Me respekt
Pavlina Dedja!
7 Prill 2020
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










