Të Lidhurit e Djathit
Çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe të Pashkës të krishterët kanë mundësi të kërkojnë dhe të japin ndjesë. Tradita është që pas liturgjisë së mbrëmjes, familjet të mblidhen dhe të rinjtë të kërkojnë ndjesë nga më të moshuarit. Edhe të moshuarit kërkojnë ndjesë nga të rinjtë. Kjo është dita në të cilën të afërmit mblidhen dhe u sjellin njeri tjetrit dhurata. Emri i kësaj dite në Bullgari është edhe “Ndjesa” dhe ajo vjen që të forcojë edhe më shumë lidhjet midis të afërmve dhe familjeve, kështu që ata të mbeten të fortë edhe në sprovat më të mëdha jetike.
Sipas Kishës Kreshma e Madhe është më e rëndësishmja, sepse i përgatit shpirtrat e besimtarëve për festën më të ndritshme – Ringjalljen e Krishtit. Prandaj edhe ndjesa pranohet si elementi më i rëndësishëm i pastrimit shpirtëror nëpërmjet heqjes së ofendimeve të grumbulluara dhe të mendimeve të këqija.
Në tryezën Të Dielën e të Lidhurve të Djathit ka byrek, vezë të ziera, peshk, bulmetra, pra të gjitha ato ushqime që ndalohen në vazhdim të shtatë javëve.
— bnr.bg
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










