13/11/2020 13/11/2020 Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është bashkuar sot lutjeve të besimtarëve dhe urimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për shërim të plotë dhe të shpejtë të Fortlumturisë së Tij Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos, të prekur nga COVID-19. “Frymëzuese lutjet e Kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu për shëndetin e klerikëve...
13 Νοεμβρίου, 2020 - 15:38
Τελευταία ενημέρωση: 13/11/2020 - 15:41

Të prekur me COVID/ Mesazhe mbështetjeje për kryepeshkopin Janullatos dhe Imzot George Frendo

Διαδώστε:
Të prekur me COVID/ Mesazhe mbështetjeje për kryepeshkopin Janullatos dhe Imzot George Frendo

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është bashkuar sot lutjeve të besimtarëve dhe urimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për shërim të plotë dhe të shpejtë të Fortlumturisë së Tij Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos, të prekur nga COVID-19.

“Frymëzuese lutjet e Kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik”, ka theksuar Meta.

“Kombi shqiptar krenohet me harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, shembull unikal për mbarë njerëzimin”, ka nënvizuar Meta.

Konferenca Ipeshkvore Shqiptare njoftoi sot se “Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit e njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, për disa ditë ka qenë nën monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19”.

“Me rekomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore të shfaqura gjatë ditë”, thekson KISH.

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων