08/04/2021 08/04/2021 Agimi tashmë nuk është i largët. Çdo provë, që na është dërguar nga Zoti, është, si të thuash, një shenjë e besimit të Tij ndaj nesh. A nuk duhet që ky mendim të na mbushë me dashurinë për këto prova? “Tek Ti kanë shpresuar etërit tanë dhe Ti i ke shpëtuar ata; tek Ti kanë...
08 Απριλίου, 2021 - 18:47

“Të qarat mund të vazhdojnë një natë, kurse në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (Ps.29:6)

Διαδώστε:
“Të qarat mund të vazhdojnë një natë, kurse në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (Ps.29:6)

Agimi tashmë nuk është i largët. Çdo provë, që na është dërguar nga Zoti, është, si të thuash, një shenjë e besimit të Tij ndaj nesh. A nuk duhet që ky mendim të na mbushë me dashurinë për këto prova? “Tek Ti kanë shpresuar etërit tanë dhe Ti i ke shpëtuar ata; tek Ti kanë shpresuar dhe nuk kanë mbetur me turp” (Ps.21:4). Kjo gjë e mirë përbën një lidhje të gjallë midis shpirtit dhe Zotit, “Ai i njeh ata, që kërkojnë strehë tek Ai.” (Naum.1:7).
Ne nuk guxojmë të kërkojmë prova, nuk guxojmë as të kërkojmë shpëtim prej tyre. Ne duhet vetëm të ecim të bindur para Zotit, në bashkim të plotë me Të dhe të presim që Ai të na dhurojë apo të heqë nga ne atë, që i pëlqen Atij dhe kur i pëlqen Atij. Ne mund të nxjerrim mësim nga hidhërimet e fëmijëve tanë.
Nëna e dashur e vëzhgon fëmijën, që qan, dhe pret nëse ai do t’i besojë asaj të fshehtat e vogla; nëse ai kërkon qetësi në përqafimet e të tjerëve, ajo ndien dhimbje dhe është e gatshme t’i marrë ato mbi vete dhe të mbyllë në zemrën e vet gjithçka, që e hidhëron atë.
Limani më i sigurt për zemrën e thyer dhe të shkatërruar të njeriut është zemra e Krishtit, e plagosur dhe e lagur me gjak për ju.
Të gjitha provat, të gjitha plagët, të sjella nga dora e Tij e dashur, jepen me qëllimin për të na afruar neve me Atë.

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων