08/10/2020 08/10/2020 “Edhe siç doni t’ju bëjnë juve njerëzit, edhe ju bëjuni atyre po ashtu. Edhe nëse doni ata që ju duan, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët duan ata që i duan. Edhe nëse u bëni mirë atyre që ju bëjnë mirë juve, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët po atë bëjnë. Edhe nëse...
08 Οκτωβρίου, 2020 - 15:12

“Të trajtojmë çdo njeri, në mënyrën që pëlqen Perëndia”!

Διαδώστε:
“Të trajtojmë çdo njeri, në mënyrën që pëlqen Perëndia”!

“Edhe siç doni t’ju bëjnë juve njerëzit, edhe ju bëjuni atyre po ashtu. Edhe nëse doni ata që ju duan, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët duan ata që i duan. Edhe nëse u bëni mirë atyre që ju bëjnë mirë juve, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët po atë bëjnë. Edhe nëse u jepni hua atyre, prej të cilëve shpresoni t’i merrni prapë, çfarë hiri keni ju? Sepse edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që t’i marrin prapë po aq.

Por duajini armiqtë tuaj, edhe bëni mirë, edhe jepni hua, pa pasur më ndonjë shpresë; edhe paga juaj do të jetë e shumtë, edhe do të jeni bijtë e të Lartit; sepse ai është i mirë me mosmirënjohësit dhe me të ligjtë. Bëhuni pra të dhembshur, sikurse dhe ati juaj është i dhembshur.” (Llk. 6:31-36)
Në ungjillin e së dielës së kaluar dëgjuam pjesën e lartpërmendur. Kjo pjesë na tregon një ligj, që ka egzistuar që në kohrat e hershme.

Ungjilli na kërkon që të mendojmë për çdo njeri si për veten tonë. Nuk duhet të sillemi në mënyrë të mirë dhe me dashamirësi, vetëm me ata të cilët sillen kështu me ne. Këtë gjë e bëjnë edhe kusarët edhe vjedhësit brenda grupit të tyre. Kjo është një përkujdesje dhe dashuri interesi, sepse këta njerëz i bashkojnë punët e tyre të pista.

Ndërkohë dashuria, që Krishti na predikon dhe na kërkon të japim, është përtej çdo gjëje. Çdo person duhet ta trajtojmë në mënyrën më të mirë, në atë mënyrë, që duam të trajtohemi.

Zoti na bën thirrje, të japim dashuri pa kushte, jo sepse të tjerët e meritojnë këtë, por sepse ne duhet të reflektojmë dhe përçojmë, dashurinë e Perëndisë që kemi brenda nesh.

Ky është dallimi midis nesh që kemi Krishtin brenda nesh dhe personave, të cilët nuk kanë një marrëdhënie me Perëndinë.

Të dashur vëllezër dhe motra le t’i lutemi Perëndisë, që të na denjësojë, të trajtojmë çdo njeri, në mënyrën që pëlqen Perëndia! T’i kërkojmë vazhdimisht Perëndisë, që të mbush shpirtin tonë me Hirin e Tij, në mënyrë që të jemi në gjendje, të shpërndajmë! Hiri i Perëndisë banoftë në ju!


— facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων