09/01/2021 09/01/2021 Padashur ne na mahnit kjo pyetje e të verbrit të lindur. Si kështu? Ai, që mori një mirësi kaq të papritur, kaq të madhe, ende nuk kishte kuptuar këtë shërim nga ajo lëngatë e tij e tmerrshme. Gjithë jetën ai kishte vuajtur, duke mos e parë dritën e Zotit; këtu papritur u hapën sytë e...
09 Ιανουαρίου, 2021 - 20:00
Τελευταία ενημέρωση: 09/01/2021 - 23:25

“Ti e ke parë, është ai që po të flet”! (Jn. 9:37)

Διαδώστε:
“Ti e ke parë, është ai që po të flet”! (Jn. 9:37)

Padashur ne na mahnit kjo pyetje e të verbrit të lindur. Si kështu? Ai, që mori një mirësi kaq të papritur, kaq të madhe, ende nuk kishte kuptuar këtë shërim nga ajo lëngatë e tij e tmerrshme. Gjithë jetën ai kishte vuajtur, duke mos e parë dritën e Zotit; këtu papritur u hapën sytë e tij truporë, vallë a nuk duhej gjithashtu të shikonin edhe sytë shpirtërorë dhe t’i zbulonin atij se ndodhet në prani të Birit të Perëndisë? Por, siç duket edhe i verbri e ka më të lehtë të shikojë sesa të hapë sytë e besimit te njerëzimi i mjerë dhe dyshues.

Zoti flet me ne ngandonjëherë, kurse ne pyesim ende, ku është Ai, përse Ai na ka lënë. Në botën tonë shpirtërore, kryhen mrekullira edhe tani; e fshehur nga sytë njerëzorë, jo rrallë kryhet kthesa e madhe në zemrën njerëzore; e gjithë ajo rilindet nën ndikimin e frymëzimit të lartë dhe njerëzit nuk e dinë se kujt t’ia kushtojnë ndryshimin e pakuptueshëm.

Atëherë Perëndia i flet shpirtit tonë: Ai flet përmes Shkrimit të Shenjtë. Ai qëndron para nesh në orët torturuese të pagjumësisë së natës, duke ndriçuar me praninë e Tij verbërinë tonë, duke çelur sytë tanë, që ata të depërtojnë në thellësinë e mirësisë së Tij: Ai flet me ne edhe atëherë, kur ne nuk e dimë këtë.

Le të jemi të vëmendshëm ndaj këtij zëri, le të shpejtojmë të thërresim nga thellësia e shpirtit “i besoj Perëndisë” dhe le të kujtojmë fjalët e Tij: “Unë kam ardhur në këtë botë që të shohin ata që nuk shohin.” (Jn. 9:39)

 

— facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων