28/06/2022 28/06/2022 E martë, 28 qershor 2022 – Shenjtori i ditës. Transferimi i lipsaneve të Anargjentëve Kir dhe Joan. Oshënarët Sergji e Gjermani. JEMI NË KRESHMËN E APOSTUJVE (20-29 QERSHOR). -TRANSFERIMI I LIPSANEVE TË ANARGJENDËVE KIR DHE JOAN – Pas martirizimit të lavdishëm të Anargjendëve të shenjtë Kir dhe Joan (31 janar), nga frika se mos përdhoseshin...
28 Ιουνίου, 2022 - 14:20

TRANSFERIMI I LIPSANEVE TË ANARGJENDËVE KIR DHE JOAN

Διαδώστε:
TRANSFERIMI I LIPSANEVE TË ANARGJENDËVE KIR DHE JOAN

E martë, 28 qershor 2022 – Shenjtori i ditës.
Transferimi i lipsaneve të Anargjentëve Kir dhe Joan. Oshënarët Sergji e Gjermani.
JEMI NË KRESHMËN E APOSTUJVE (20-29 QERSHOR).
-TRANSFERIMI I LIPSANEVE TË ANARGJENDËVE KIR DHE JOAN –
Pas martirizimit të lavdishëm të Anargjendëve të shenjtë Kir dhe Joan (31 janar), nga frika se mos përdhoseshin nga idhujtarët, të krishterët besimtarë i morën dhe i fshehën trupat e tyre në kishën e Shën Markut.
Pas shumë vjetësh, në kohën e mbretërimit të Theodhosit II (rreth vitit 412), kur ati ynë i shenjtë Kirill (9 qershor) sapo kishte pasuar të ungjin, Theofilin, në fronin e Aleksandrisë, iu lut Zotit me lot për t’i zbuluar se si të luftonte ndaj mbetjeve të besëtytnive idhujtare dhe veçanërisht ndaj shëruesit të Isisit në Menuth, pranë Kanopës.
Atëherë iu shfaq një engjëll dhe e urdhëroi të transferonte atje lipsanet e dy martirëve të shenjtë Kir dhe Joan, në një kishë dedikuar Ungjillorëve të shenjtë, të cilën e kishte ngritur Theofili, jo shumë larg tempullit idhujtar. Shën Kirilli mblodhi tërë klerin e tij dhe popullin dhe, pasi u tregoi vizionin që pa, shkoi së bashku me ta në një litani të madhe. Kortezhit iu bashkua pothuajse i tërë populli i Aleksandrisë.
Kur mbërritën në kishën e Shën Markut, hapën varrin e martirëve të shenjtë dhe panë lipsanet e tyre të paprishura dhe që rrezatonin hirin e Shpirtit të Shenjtë. I vendosën në një karrocë dhe, në mes të një kremtimi të madh me himne, me qirinj e temjan, i çuan deri në Menuthis. Menjëherë nisën mrekullitë: të sëmurët shëroheshin, të demonizuarit pastroheshin, të verbrit shikonin, të çalët ecnin, si në kohën e Zotit këtu mbi tokë. Kur i vendosën lipsanet në kishën e Ungjillorëve, demoni që banonte në tempullin e Isisit, iku i tmerruar. Priftërinjtë idhujtarë, kur panë këto mrekulli, erdhën dhe i ranë ndër këmbë kryepiskopit, duke i kërkuar të pagëzoheshin në të krishterë.
Me kalimin e kohës, tempulli i braktisur u zhyt në rërë ndërsa kisha e shenjtorëve vizitohej nga një numër i madh besimtarësh, që vinin nga çdo cep i perandorisë dhe kërkonin ndihmën e tyre. Rreth kishës u ndërtuan shumë shtëpi pritjeje për njerëz në nevojë, por të sëmurët e kalonin natën te varri i shenjtorëve, të cilin e puthnin me shpresëtari dhe lyenin plagët e tyre me vajin e kandilave ose pinin ujë prej burimit që derdhej atje. Mrekullitë që ndodhnin me ndërmjetimet e Anargjendëve të shenjtë ishin të panumërta, madje, ata u tregonin të sëmurëve mënyrën si mund të shëroheshin me anë të shfaqjeve kur të sëmurët ishin zgjuar apo në ëndërr.
* * * * *
-OSHËNARËT SERGJI E GJERMANI –
Nuk ekzistojnë burime autentike për jetën e tyre, për shkak të shkatërrimit të manastirit të tyre gjatë luftës. Konsiderohen si ndërtues të manastirit Valaam, që ndodhet në ishullin e vogël, në veriperëndim të liqenit Ladoga në Kareli, vend ndërmjet Finlandës dhe Rusisë, i cili nga viti 1947 zotërohet pothuajse plotësisht prej Rusisë.
Ka shumë variante në lidhje me kohën kur themeluan institucionin e tyre të shenjtë. Më e mundshmja është se starec Sergji u vendos në ishullin e Valaamit më 1329, ku më 1393 i erdhi oshënar Gjermani.
Manastiri u shkatërrua nga ushtria suedeze në shekullin e 17-të bashkë me manastirin e shën Arsenit të Konevicës (12 qershor). Por, më 1718 vëllezërit e Manastirit të shën Kirilit të Liqenit të Bardhë (9 qershor) rindërtuan manastirin e Valaamit.
Më 11 shtator të të njëjtit vit lipsanet e shenjta të të dy igumenëve çudibërës u transferuan në manastirin e tyre, të rindërtuar dhe pikërisht në kishën e tij “Metamorfoza e Shpëtimtarit”. Tre vjet më vonë, më 1721, zona u zotërua përsëri nga Rusia.
Kisha Orthodhokse e Finlandës, kryepiskopi i së cilës mban titullin “i Karelisë dhe i gjithë Finlandës”, ndërtoi një manastir tjetër, “Valamo i Ri”, brenda shtetit të sotëm të Finlandës.
Transferimi i lipsaneve të oshënarëve kremtohet më 11 shtator.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων