28/06/2021 28/06/2021 E hënë, 28 qershor 2021 – Shenjtori i ditës. Transferimi i lipsaneve të Anargjentëve Kiri dhe Joani. Oshënarët Sergji e Gjermani. DITË KRESHME. Është Kreshma e Apostujve, e cila këtë vit zgjat vetëm 1 ditë, vetëm sot. Pashka u kremtua vonë dhe si rrjedhojë Pentikostia (Pesëdhjetë ditët) bashkë me Javën kremtuese në vazhdim përfunduan 1...
28 Ιουνίου, 2021 - 15:20

Transferimi i lipsaneve të Anargjentëve Kiri dhe Joani. Oshënarët Sergji e Gjermani

Διαδώστε:
Transferimi i lipsaneve të Anargjentëve Kiri dhe Joani. Oshënarët Sergji e Gjermani

E hënë, 28 qershor 2021 – Shenjtori i ditës.
Transferimi i lipsaneve të Anargjentëve Kiri dhe Joani. Oshënarët Sergji e Gjermani.
DITË KRESHME.
Është Kreshma e Apostujve, e cila këtë vit zgjat vetëm 1 ditë, vetëm sot. Pashka u kremtua vonë dhe si rrjedhojë Pentikostia (Pesëdhjetë ditët) bashkë me Javën kremtuese në vazhdim përfunduan 1 ditë para së kremtes së Ap. Petro e Pavli (ditë në të cilën edhe përfundon kreshma e tyre).
– Oshënarët Sergji e Gjermani –
Nuk ekzistojnë burime autentike për jetën e tyre, për shkak të shkatërrimit të manastirit të tyre gjatë luftës. Konsiderohen si ndërtues të manastirit Valaam, që ndodhet në ishullin e vogël, në veriperëndim të liqenit Ladoga në Kareli, vend ndërmjet Finlandës dhe Rusisë, i cili nga viti 1947 zotërohet pothuajse plotësisht prej Rusisë.
Ka shumë variante në lidhje me kohën kur themeluan institucionin e tyre të shenjtë. Më e mundshmja është se starec Sergji u vendos në ishullin e Valaamit më 1329, ku më 1393 i erdhi oshënar Gjermani.
Manastiri u shkatërrua nga ushtria suedeze në shekullin e 17-të bashkë me manastirin e shën Arsenit të Konevicës (12 qershor). Por, më 1718 vëllezërit e Manastirit të shën Kirilit të Liqenit të Bardhë (9 qershor) rindërtuan manastirin e Valaamit.
Më 11 shtator të të njëjtit vit lipsanet e shenjta të të dy igumenëve çudibërës u transferuan në manastirin e tyre, të rindërtuar dhe pikërisht në kishën e tij “Metamorfoza e Shpëtimtarit”. Tre vjet më vonë, më 1721, zona u zotërua përsëri nga Rusia.
Kisha Orthodhokse e Finlandës, kryepiskopi i së cilës mban titullin “i Karelisë dhe i gjithë Finlandës”, ndërtoi një manastir tjetër, “Valamo i Ri”, brenda shtetit të sotëm të Finlandës.
Transferimi i lipsaneve të oshënarëve kremtohet më 11 shtator.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων