Transferimi i lipsanit të Shën Theodhor Stratilatit. Dëshmore Kaliopi, Melania. Dëshmor Nikandri
E martë, 8 qershor 2021 – Shenjtori i ditës.
KRISHTI U NGJALL!
Transferimi i lipsanit të Shën Theodhor Stratilatit. Dëshmore Kaliopi, Melania. Dëshmor Nikandri.
– Dëshmore Kaliopi –
Kaliopi u ushtrua në kohën e sundimit të perandor Decit (249-251), në një vend që nuk e dimë. E pajisur me një bukuri të madhe, të brendshme dhe të jashtme, ndaj saj u ushtrua presion që të mohonte Krishtin, saqë u duk sikur ajo u mposht. Por, kur vërtetuan të kundërtën, e rrahën egërsisht, por u shërua nga një engjëll.
Më pas e tërhoqën zvarrë mbi copa tjegullash, e dogjën me zjarr dhe pastaj i vunë kripë mbi plagë, madje i fërkuan plagët me shparcë. Së fundi i prenë kokën, kështu që ajo mori kurorën e martirizimit.
Kaliopi, greqisht do të thotë: ajo që ka laring melodioz, zëëmbël.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










