TREGOJE KRESHMËN ME VEPRA
“Mban kreshmë? Tregoje me vepra. Çfarë veprash? Kur shikon ndonjë të varfër, ndihmoje. Kur shikon armikun tënd, të pajtohesh dhe të bëhesh mik me të, të mos shash, të mos shpifësh, të mos vjedhësh, të mos bësh ndonjë padrejtësi, të mos mbash nëpër gojë njerëzit, etj. Me fjalë të tjera, nuk duhet të mbajë kreshmë vetëm goja, por edhe syri, edhe veshi, edhe këmbët dhe të gjitha pjesët e trupit tënd.
Le të mbajnë kreshmë duart duke mos u ndotur me vjedhje dhe grabitje.
Le të mbajnë kreshmë këmbët duke u larguar nga rruga që të çon nëpër qendra mëkatare dhe nëpër mbledhje imoralësh.
Le të mbajnë kreshmë sytë duke mos u hedhur në fytyra të bukura me qëllim satanik e shtazor, sepse do të ishte një gjë qesharake sikur gojën ta largosh nga gjellët, të cilat në fund të fundit nuk janë të këqija në vetvete, kurse syve t’u japësh leje të shohin gjëra që janë të ndaluara dhe që janë vetvetiu të liga.
Nuk ha mish? Mirë bën, por mos i lër sytë e tu të hanë imoralitet dhe paturpësi.
Le të mbajë kreshmë edhe veshi. Por, kur mban kreshmë veshi? Kreshma e veshit është të mos dëgjojë e të mos pranojë as sharje, as shpifje, as qortime. Sepse Shkrimi i Shenjtë thotë: “Të mos pranosh të dëgjosh kallëzime dhe fjalë të liga”.
Le të mbajë kreshmë edhe goja, e goja mban kreshmë kur nuk nxjerr asnjë fjalë të keqe. Se me të vërtetë, çfarë dobie vjen kur nga njëra anë nuk hamë mish dhe peshk e ushqime të tjera kreshmore, e nga ana tjetër, kafshojmë dhe copëtojmë të afërmit tanë?
Shën Joan Gojarti
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










