09/01/2021 09/01/2021 Ikona “Trinia e Shenjtë me tre Hierarkë” është pikturuar në vitin 1765 nga Athanas Zografi. Ajo u porosit për kishën Burimi Jetëdhënës nga rufeti i bakallëve të Korçës sikundër e dëshmon mbishkrimi në pjesën e poshtme të ikonës. Muzeu i Artit Mesjetar Korçë bën të ditur se ikona është punuar në një panel druri me...
09 Ιανουαρίου, 2021 - 20:39
Τελευταία ενημέρωση: 09/01/2021 - 23:25

“Trinia e Shenjtë me tre Hierarkë”, ikona e pikturuar në 1765 nga Athanas Zografi

Διαδώστε:
“Trinia e Shenjtë me tre Hierarkë”, ikona e pikturuar në 1765 nga Athanas Zografi

Ikona “Trinia e Shenjtë me tre Hierarkë” është pikturuar në vitin 1765 nga Athanas Zografi. Ajo u porosit për kishën Burimi Jetëdhënës nga rufeti i bakallëve të Korçës sikundër e dëshmon mbishkrimi në pjesën e poshtme të ikonës.

Muzeu i Artit Mesjetar Korçë bën të ditur se ikona është punuar në një panel druri me përmasa të mëdha, ndërsa kompozimi ndahet në dy zona.

Në pjesën e sipërme paraqitet Trinia e Shenjtë dhe mbi re të ulur në fron paraqitet Ati dhe Biri që mbajnë kryqin.

Shpirti i Shenjtë duket lart në formën e pëllumbit dhe prapa tyre duken kerubinët. Në katër cepat janë paraqitur simbolet e Ungjëllorve dhe në të dy krahët shihen dy grupe engjëjsh.

Në pjesën e poshtme të veshur me rroba ceremoniale, të dekoruara me motive të shumta floreale paraqiten tre Hierarkët e mëdhenj të Kishës Lindore. Duke nisur nga e majta në të djathtë paraqiten Shën Grigor Theologu, Shën Johan Gojëarti dhe Shën Vasili i Madh me ungjij në duar dhe duke bekuar. Ikona ilustron preferencën e artistit për modelet perëndimore.

 

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων