04/09/2023 04/09/2023 Çdo 15 gusht, e kremtja e madhe e Fjetjes së Hyjlindëses është një ditë e shënuar për të krishterët orthodhoksë në mbarë botën. Ajo paraprihet nga dy javë kreshmë, që kulmojnë në kremtime madhështore dhe mbarëpopullore. Pranë kishave e manastireve që mbajnë këtë emër, pas Liturgjisë Hyjnore, bëhen panaire festive, që mbledhin besimtarë si rrallëherë...
04 Σεπτεμβρίου, 2023 - 17:14

U festua në të gjithë vendin e kremtja e madhe e “Fjetjes së Hyjlindëses”.

Διαδώστε:
U festua në të gjithë vendin e kremtja e madhe e “Fjetjes së Hyjlindëses”.

Çdo 15 gusht, e kremtja e madhe e Fjetjes së Hyjlindëses është një ditë e shënuar për të krishterët orthodhoksë në mbarë botën. Ajo paraprihet nga dy javë kreshmë, që kulmojnë në kremtime madhështore dhe mbarëpopullore. Pranë kishave e manastireve që mbajnë këtë emër, pas Liturgjisë Hyjnore, bëhen panaire festive, që mbledhin besimtarë si rrallëherë gjatë vitit. Në vendin tonë kemi një traditë të konsdoliduar prej shekujsh të kremtimit të “Pashkës së verës”, siç quhet në gjuhën popullore. Kremtimet janë edhe më të bukura në disa vende të shenjta, të lidhura me këtë ditë, ku kremtimi nis një ditë më parë dhe shumë besimtarë e kalojnë natën jashtë.

Edhe këtë 15 gusht, pati kremtim masiv edhe të hareshëm në kishat e manastiret e Kryepiskopatës dhe të Mitropolive. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” , në Tiranë, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, bashkë me Mitropolitin e Amantias, Nathanailin dhe klerikë të Kryeqytetit. Predikimi i rastit u mbajt nga atë Ilia Mazniku, i cili foli për rëndësinë e kësaj dite për mbarë njerëzimin.

Në Mitropolinë e Korçës, Hirësi Joani e kreu Liturgjinë Hyjnore në kishën “Fjetja e Hyjlindëses” në Pogradec. Gjithashtu, pjesëmarrje masive të besimtarëve në festim pati edhe në shumë kisha e manastire të kësaj Mitropolie, si Manastirin me të njëjtin emër në Boboshticë, në kishën në qytetin e Korçës, në Leskovik, Voskopojë, Vithkuq, Vodicë, Drenovë, Niçë, Ziçisht etj.

Në Mitropolinë e Apollonisë dhe Fierit, Liturgjia Hyjnore panegjirike u krye në kishën historike “Fjetja e Hyjlindëses, në Manastirin e Apollonisë. Liturgjia Hyjnore u krye nga Hirësi Nikolla dhe klerikë të Mitropolisë.

Në Mitropolinë e Elbasanit, Hirësi Andoni e kreu Liturgjinë Hyjnore në kishën e Shën Athanasit të qytetit.

Në Mitropolinë e Beratit, Liturgjia Hyjnore u krye në kishën e mrekullueshme “Fjetja e Hyjlindëses” në kala, e cila është kthyer nga shtetit në muzeun “Onufri”. Kjo Mitropoli ka mjaft kisha kushtuar Hyjlindëses, ku u kremtua, si në Manastirin e Zvërnecit, Sinjë etj.

Në Mitropolinë Gjirokastrës Liturgjia Hyjnore u krye në shumë kisha e manastire që mbajnë emrin e kësaj të kremteje të madhe. Në Gjirokastër Liturgjia u krye në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Kjo Mitropoli ka shumë kisha kushtuar Hyjlindëses, si në Piqeras, Himarë, Kostar, Goranxi, Leusë, Kakome, Dhivër, Derviçan, Kameno, Kosinë, Peshkëpi, Zervat, Vrahogoranxi etj.

Kujtojmë se megjithëse sot kjo e kremte e madhe nuk renditet në festat që bëhet pushim, deri në Luftën II Botërore, ishte në kalendarin e festave zyrtare.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων