U kremtua Lartësimi e Kryqit të Nderuar
Sot, e hënë 14 shtator 2020, në të gjitha kishat orthodhokse kremtohet Lartësimi i Kryqit të Nderuar dhe jetëdhënës. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi. Me të bashkëmeshuan Mitropolit i Amantias, Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit, Asti, bashkë me klerikë të kryeqytetit.
Në meshë morën pjesë shumë besimtarë, që respektuan rregullat e pandemisë. Në fund të saj, Kryepiskopi Anastas u foli besimtarëve për rëndësinë e kësaj të kremteje dhe rolin themelor që ka kryqi në jetën tonë.
Në vitin e njëzetë të mbretërimit të tij, Konstandini dërgoi nënën e tij Elena në Jerusalem, që të nderonte Vendet e Shenjta, të gjente vendin e Varrit të Shenjtë dhe të Kryqit, pasi punimet për zgjerimin e qytetit nga Adriani i kishin fshehur nën rrënoja. Me ndihmën e traditave gojore, shën Elena gjeti të tre kryqet, dy të kusarëve dhe Kryqin e Zotit, si dhe tri gozhdë që kishin mbërthyer gjithashtu trupin e Zotit. Por nuk mundi dot të dallonte se cili ishte Kryqi i Zotit.
Shërimi i një gruaje që ishte në prag të vdekjes me anën e Kryqit të Zotit bëri që patriarku i Jerusalemit ta dallonte nga dy të tjerët. Atëherë ai hipi mbi amvonën e kishës, dhe e lartësoi Kryqin para të gjithëve, ndërsa turma thërriste: “Mëshiro, o Zot!” Që nga kjo ditë, Etërit e Shenjtë vendosën ta kremtonin çdo vit Lartësimin e Kryqit të Nderuar në të gjitha kishat, jo vetëm në kujtim të kësaj ngjarjeje, por për të treguar se nga instrument turpi që ishte, Kryqi u bë lavdia dhe gëzimi ynë.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










