18/06/2021 18/06/2021 Morën pjesë në “Liturgjinë Hyjnore”, Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia i Tij, imzot Nikolla, Atë Dhimitër Loshi, Atë Llazar Çullhaj, Atë Niko Mandro, Atë Sokrat Lako, dhjakon Nikolla Davidhi, si dhe besimtarë. 17 Qershor – Kujtimi i Shenjtorëve martirë në Apolloni Të Fierit, Shën Isavri, Shën Vasili, Shën Inocenti, Shën Feliksi, Shën Ermiu, dhe...
18 Ιουνίου, 2021 - 15:54
Τελευταία ενημέρωση: 18/06/2021 - 16:00

U kremtuan sot në kishën e “Shën Marisë” në Apolloni, 6 shenjtorët e Apollonisë.

Διαδώστε:
U kremtuan sot në kishën e “Shën Marisë” në Apolloni, 6 shenjtorët e Apollonisë.

Morën pjesë në “Liturgjinë Hyjnore”, Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia i Tij, imzot Nikolla, Atë Dhimitër Loshi, Atë Llazar Çullhaj, Atë Niko Mandro, Atë Sokrat Lako, dhjakon Nikolla Davidhi, si dhe besimtarë.

17 Qershor – Kujtimi i Shenjtorëve martirë në Apolloni Të Fierit, Shën Isavri, Shën Vasili, Shën Inocenti, Shën Feliksi, Shën Ermiu, dhe Shën Peregrini.
Shën Isavër dhjakoni edhe ata që ushtroheshin në asketizëm bashkë me të Vasili dhe Inocenti kishin origjinën nga Athina dhe jetuan në kohën e mbretërimit të Numerianit (284). U ngjitën në Apolloninë e Epirit, (Bota e lashtë numerontë më shumë se tridhjetë qytete me të njëjtin emër, por këtu duket se bëhet fjalë për Apolloninë (sot në Pojan të Shqipërisë) që ndodhej në jug të Ilirisë, afër Durrësit (sic e dëshmon zbritësorja e odës së tretë të shërbesës se tyre) dhe pas zbulesës së një engjëlli, u vendosën në një shpellë për të jetuar në jetë asketike.
Tre të krishtërë iu bashkuan në një kohë të shkurtër Feliksi, Ermiu dhe Peregrini, të cilët si shkëmbim të ushqimit shpirtëror që u ofronte Isavri, i furnizonin që të tre me gjërat më të nevojshme për të jetuar. Pas pak kohe, duke iu përgjigjur nxitjeve të Isavrit, ndanë cka kishin tek të varfërit dhe erdhën që të jetojnë pranë tij dhe pranë atyre që ushtroheshin bashkë me të. Prindërit e tyre pasi dështuan në përpjekjet për ti kthyer në idhujtari, i denoncuan tek eparku i Apollonisë, Tripondi. Ai i arrestoi shenjtorët dhe pasi më kot u përpoq që të nënshtronte Feliksin, Ermiun dhe Pelegrinin, dha urdhër që tu pritët koka. Sa për Isavrin, vasilin dhe Inocentin, kur dëgjuan për ngjarjen që kishte ndodhur, u dorëzuan tek i biri i eparkut, Apolloni, i cili i torturoi me zjarr dhe ujë. Shenjtorët jo vetëm që mbetën të pacenuar nga këto tortura, por dhe tërhoqën shumë paganë në besim dhe më konkretisht Rufin dhe Rufinin, dy vëllezër që i përkisnin një familjeje të famshme të senatit të qytetit. Të tre shenjtorëve, iu pre koka edhe atyre sipas rradhës.
Përfundimisht në këtë datë kremtojmë kujtimin e 6 Shenjtorëve martirë të Apollonisë, Shën Isavri, Shën Vasili, Shën Inocenti, Shën Feliksi, Shën Ermiu, dhe Shën Peregrini. dhe dëshmorëve Rufi dhe Rufini.

Me ndërmjetimet e shenjtorëve të tu, o Krisht Perëndi, mëshirona!

Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων