06/06/2022 06/06/2022 Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri, e quajti 2 qershorin 2022 një ditë historike jo vetëm për enorinë e fshatit Kakavijë, por për të gjithë Mitropolinë e Shenjtë të Gjirokastrës dhe komunitetin orthodhoks. Me bekimet e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, Mitropoliti lokal bashkë me Mitropolitin e Amantias, Hirësi Nathanailin, dhe me...
06 Ιουνίου, 2022 - 14:07

U SHENJTËRUA KISHA E NGJITJES SË ZOTIT KRISHT NË QIEJ (ANALIPSIT) NË KAKAVIJË

Διαδώστε:
U SHENJTËRUA KISHA E NGJITJES SË ZOTIT KRISHT NË QIEJ (ANALIPSIT) NË KAKAVIJË

Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri, e quajti 2 qershorin 2022 një ditë historike jo vetëm për enorinë e fshatit Kakavijë, por për të gjithë Mitropolinë e Shenjtë të Gjirokastrës dhe komunitetin orthodhoks.

Me bekimet e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, Mitropoliti lokal bashkë me Mitropolitin e Amantias, Hirësi Nathanailin, dhe me pjesëmarrjen e shumë klerikëve e besimtarëve të zonës, kryen Shërbesën e Shenjtërimit të Altarit, ditën kur Kisha jonë Orthodhokse kremton panairin e Ngjitjes së Zotit Krisht në Qiej, të cilit i është dedikuar dhe kisha.

Së bashku me besimtarët e Kakavijës, për të përjetuar përvojën unike të shenjtërimit të çdo kishe Orthodhokse, me rendin madhështor dhe kataniktik që është sanksionuar, por edhe për të marrë pjesë për herë të parë në jetën e tyre në një shërbesë të tillë, në shenjtërim, morën pjesë nxënësit e klasave të larta të shkollave të mesme të Fondacionit “Fryma e Dashurisë”.

Në përgatitjen e altarit të kishës dhe Shërbesën e Shenjtërimit mori pjesë igumeni Arsen dhe vëllazëria e Manastirit të Fjetjes të së Tërëshenjtës Mari në Molivdoskepasto, pranë vijës kufitare.
Shenjtërimi i kishës së Analipsit në Kakavijë, përveçse u bë ditën e kremtimit të saj, i përkushtohet edhe 30-vjetorit të Zgjedhjes dhe Fronëzimit të Kryepiskopit Anastas, që shënon ringritjen kanonike të Kishës sonë nga rrënojat e persekutimit të egër ateist dhe fillimin e një epoke të vrullshme hierapostullimi. Fryt i kësaj përpjekjeje është edhe kjo kishë.

Drama njerëzore ngarkojnë memorien në atë qafë të ulët kalimi, që është edhe porta bazë e një transfuzioni të jashtëzakonshëm prosperiteti dhe zhvillimi ekonomik. Prej vitit 2004, kur u realizua nisma e ndërtimit të kësaj kishe, që Kryepiskopi e ndërmori që në vitin 1994, me pozicionin e saj të privilegjuar, kisha e Analipsit shoqëron me bekimin e saj udhëtarët nga të dyja anët e kufirit.

Veç të tjerash, duhet të theksohet se ajo përbën edhe shembull unikal, sepse një çift besimtarësh, tanimë të fjetur më Zotin, nga fshati Kakavijë, emigrantë në SHBA, dhanë pjesën dërrmuese të shpenzimeve të nevojshme për ndërtimin, pajisjen brenda, ikonostasin e skalitur, pikturimin e pjesshëm mural, trajtimin ambientit rrethues etj.

Shenjtërimi, gjithashtu është gjest kuptimplotë i nevojës për rikthimin në normalitet të shoqërisë pas masave kufizuese për përballimin e pandemisë dhe përgjigje e Kishës, në kërkimin e shpresës në periudha të trazimit të veçantë dhe sprovës ekonomike e sociale.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων