18/10/2018 18/10/2018 Të shtunën, shtator 2018, në fshatin Boboshticë të Korçës u krye Shërbesa e Shenjtërimit të kishës së Shën Nikollës, nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani. Kryepiskopi Anastas ka kryer një prej vizitave të para në Shqipëri pikërisht në këtë fshat. Ndërsa u përball me pamjet e shkatërrimit, ai premtoi rindërtimin e kishës. Kështu dhe ndodhi;...
18 Οκτωβρίου, 2018 - 14:05

U shenjtërua kisha e re e shën Nikollës, në Boboshticë

Διαδώστε:
U shenjtërua kisha e re e shën Nikollës, në Boboshticë

Të shtunën, shtator 2018, në fshatin Boboshticë të Korçës u krye Shërbesa e Shenjtërimit të kishës së Shën Nikollës, nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani.

Kryepiskopi Anastas ka kryer një prej vizitave të para në Shqipëri pikërisht në këtë fshat. Ndërsa u përball me pamjet e shkatërrimit, ai premtoi rindërtimin e kishës. Kështu dhe ndodhi; nën përkujdesjen e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas dhe të Mitropolitit të Korçës, Hirësi Joanit, kisha u ndërtua nga themelet.

Imzot Joani në fund të Liturgjisë Hyjnore dhe ceremonisë, në fjalën e tij, foli në lidhje me shenjtërimin dhe rolin e rëndësishëm që ka në jetën tonë si dhe theksoi në fjalën e tij se besimi pa vepra nuk ka kuptim. Ai që me të vërtetë thotë që jam besimtar duhet që veprat e tij të udhëzohen nga përulësia e thellë dhe dashuria për të gjithë. Në fund, falënderoi Kryepiskopin Anastas për bujarinë e tij dhe ndihmesën e tij të jashtëzakonshme për ndërtimin e kësaj kishe, si dhe përgëzoi atë Mihail Larën dhe arkitektin Dhimitër Kondakçi për punën e tyre. Hirësi Joani mbylli ceremoninë me fjalët e Kryepiskopit Anastas i cili thotë:” Nuk na duhen vite të shumta, por vite të mira!!”.

Në mënyrë simbolike Mitropoliti mbolli në oborrin e kishës, një rrap.

Fshati Boboshticë është i njohur herët dhe përmendet shpesh dhe në histori për kulturën dhe nivelin e lartë të ndërgjegjësimit fetar të vetë banorëve. Ky fshat, para se diktatura komuniste të shkatërronte gjithçka, kishte 13 kisha dhe 3 manastire të rëndësishme. Një prej këtyre vendeve të shenjta, që njohu egërsinë e sistemit ateist, ishte dhe kisha e Shën Nikollës (Shën Kollit), nga e cila shpëtoi vetëm kambanorja, që ishte kthyer në stacion elektrik.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων