07/11/2019 07/11/2019 Fortlumturisë së Tij, Anastasit Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Fortlumturi, vëlla dhe bashkëmeshtar fort i dashur më Krishtin, Desha t’Ju uroj me gjithë zemër në këtë ditë kaq të veçantë të 90 vjetorit tuaj. Që në vitet e rinisë suaj, morët vendimin që t’ia dedikoni të gjithë jetën përhapjes së mesazhit të Ungjillit,...
07 Νοεμβρίου, 2019 - 15:16
Τελευταία ενημέρωση: 07/11/2019 - 15:18

Urimi i Patriarkut të Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirillit, me rastin e 90 vjetorit të Kryepiskopit Anastas

Διαδώστε:
Urimi i Patriarkut të Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirillit, me rastin e 90 vjetorit të Kryepiskopit Anastas

Fortlumturisë së Tij, Anastasit

Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Fortlumturi, vëlla dhe bashkëmeshtar fort i dashur më Krishtin,

Desha t’Ju uroj me gjithë zemër në këtë ditë kaq të veçantë të 90 vjetorit tuaj.

Që në vitet e rinisë suaj, morët vendimin që t’ia dedikoni të gjithë jetën përhapjes së mesazhit të Ungjillit, njësoj si apostujt e shenjtë, duke dhënë dëshmi për Krishtin e Kryqëzuar e të Ngjallur, deri në skajet e dheut (Vep. Ap. 1:8).

Vullneti i Perëndisë ishte që ju të qëndronit në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila, me ndihmën e Zotit, në dekadat e fundit po përjeton ngjalljen nga e mosqena, nëse do të mund të shpreheshim kështu, pas epokës së errët të persekutimit. Sot, kjo Kishë mban të ndezur lambadhën e besimit që sjell shpëtimin për të gjithë popullin shqiptar. Eksperiencat dhe përjetimet që keni marrë nga shërbimi juaj i gjatë në vreshtin e Perëndisë janë të kaq të shumta. Sot ju jeni primati më i madh në moshë, dhe gëzoni nderimin dhe respektin e mbarë botës orthodhokse, siç thuhet dhe në Shkrimin e Shenjtë: “ Ndër të moçmit gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin” (Jobi 12:12).

I njohur është edhe kontributi juaj gjithëpërfshirës në sferën akademike. Në të gjejmë të shpalosura dhuntitë tuaja të shumta, të dhuruara me bujari nga Dhënësi i Gjithë të Mirave. Edhe në këtë kohë të vështirë, me të cilën po përballet bota orthodhokse, kontributi juaj për ruajtjen e uniteti mes Kishave të Shenjta të Perëndisë është veçanërisht i vyer.

Lutem që të keni fuqi shpirtërore dhe trupore, ndihmë të pashtershme prej qiellit, si she shumë sukses në veprën tuaj hieratike, që të vazhdoni të punoni me zell për shpëtimin e grigjës suaj.

Me dashuri vëllazërore më Krishtin,

+ Kirilli

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë.

 

— radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων