18/01/2020 18/01/2020 Nuk është e nevojshme të udhëtojmë me mijëra kilometra, që të mund të arrijmë deri në vende në të vërtetë të shenjta për të krishterët dhe të pimë nga “burimi” çudibërës i besimit ortodoks. Tokat bullgare janë të përmbushura me qindra kisha dhe manastire, të ngritura me besimin dhe shpresën të sjellin paqe dhe frymëzim...
18 Ιανουαρίου, 2020 - 13:37
Τελευταία ενημέρωση: 18/01/2020 - 13:38

Vendi ku Shën Athanasi ka komunikuar me Zotin

Διαδώστε:
Vendi ku Shën Athanasi ka komunikuar me Zotin

Nuk është e nevojshme të udhëtojmë me mijëra kilometra, që të mund të arrijmë deri në vende në të vërtetë të shenjta për të krishterët dhe të pimë nga “burimi” çudibërës i besimit ortodoks. Tokat bullgare janë të përmbushura me qindra kisha dhe manastire, të ngritura me besimin dhe shpresën të sjellin paqe dhe frymëzim për njeriun. Si një burim i pashtershëm të besimit tanimë 18 shekuj të tërë është bërë i njohur manastiri i qytetit Çirpan, i cili është ndërtuar për kujtim dhe lavdi të Shën Atanasijit të Madh – kryepeshkop i Aleksandrisë.

Nga jetëshkrimi i shenjtorit dimë se, manastiri është i themeluar personalisht prej tij gjatë vitit 344, kur viziton tokat e sotme bullgare në lidhje me Këshillin Ekumenik në Serdika në periudhën 343-344. Jetëshkruesi tregon se, gjatë këtij udhëtimi Shën Thanasi vendoset në afërsi të qytetit Beroe (qyteti i sotëm Stara Zagora) dhe aty themelon manastir. Sipas jetëshkrimit shenjtori ka kaluar përmes këtyre tokave, që të mund të shpjerë libra liturgjike në qytetin Beroe dhe nuk ka pasur për qëllim të ndalojë diku nëpër rrugë. Por ka ndier një farë energjie, e cila ka nxitur besimin dhe kjo e ka detyruar Shën Thanasin të mbetet për lutjen në këtë vend.

Shenjtëria e manastirit të Çirpanit dhe çuditë e shumta, të cilat kanë ngjarë dhe kanë rastisur aty tërheqin pelegrinë jo vetëm nga vendi, por dhe nga jashtë.

Mendohet se , ky është një nga manastiret e parë të cilët kanë lindur në Evropë, kurse vendi ka qenë një vend strategjik për të krishterët gjatë asaj kohe. Pranë vendit të shenjtë ka kaluar rruga e rëndësishme Konstantinopol – Serdika, kurse mbi manastir ka pasur një kala të madhe romake, mbeturinat e së cilës duken dhe sot. Në afërsi është gjendur dhe nimfeji trak – një vend i shenjtë i cili u është kushtuar nimfave, të cilin Shën Athanasi e kthen në një vend të shenjtë të krishterë ujor. Dhe sot njerëzit besojnënë forcën shëruese të ujit nga ajazmoja /burimi/ i manastirit.

Manastiri ekziston për një kohë kaq të gjatë pikërisht për shkak të forcës së madhe të besimit të njerëzve. Më 18 janar , kur kisha ortodokse bullgare nderon kujtimin e Shën Atanasijit të Madh, në manastirin e Çirpanit vijnë mijëra pelegrinë. I pret ati Boris, klerik i cili me një rigorozitet të madh e mirëmban manastirin dhe me një gatishmëri u tregon miqve me hollësi historinë e vendit të shenjtë.

Është e pabesueshme, por aty është ruajtur dhe vendi për lutje – të quajtur postnica, ku është vetmuar për një komunikim me Zotin vet Shën Athanasi. Kjo është një vrimë shkëmbore, e cila tani i tërheq lutësit për tu përkulur në shenjë nderi. Konsiderohet se, vet kalimi përmes postnicata i sjellë shumë shëndet besimtarit. Po kështu aty mund të saktësosh mëkatet e tua – thotë Nansi Marinova – e cila është në postin drejtoresh e Muzeut Historik në qytetin Çirpan.

“Në legjendë thuhet se, në qoftë se je njeri shumë i gabuar nuk ka sesi të kalosh përmes shkëmbit dhe se ai mbyllet për mëkatarin. Deri tani kjo nuk ka rastisur, gjë e cila na jep shpresëse, bullgarët janë njerëz të mirë dhe besimtarë. Vendi është tërheqës jo vetëm për kureshtjet e veta natyrore dhe postnicata. Në kishën e manastirit gjendet dhe një ikonë shumë e veçantë të Shën Athanasit të sjellë në Bullgari gjatë vitit 2003 dhe të dhuruar personalisht nga patriarku i Aleksandrisë Petros i 7 nga Egjipti. Legjenda tregon se një fëmijë, e cila 14 vjet nuk ka mundur të flasë, pas lutjeve të shumta të prindërve përpara ikonës, pas shërbesës në kishë dhe pas pirjes së ujit nga ajazmoja, fillon të flasë. Të shumta janë historitë të cilat i tregojnë njerëzit prandaj ky vend është shumë tërheqës për pelegrinët e vërtetë të krishterë”.

Edhe një shenjtëri tjetër për popullin bullgar ruhetnë manastir – një transkriptim i saktë i ungjillit të famshëm Reims. Ky është një dorëshkrim në gjuhën kishtare sllave në pergamenë nga viti 1395 në dy pjesë, të shkruar në alfabetin cirilik dhe glagolitik.“Origjinali sot gjendet në bibliotekën e Rejmsit-Francë – por rikopjimi i tij i vetëmndodhet në manastirin në qytetin Çirpan” – saktëson Nansi Marinova.

Ungjilli i Rejmsit ruhet këtu. Ai mbërrin këtu në fillim të shekullit të 20 në mënyrë të pastër dhuruese. Një grup bashkatdhetarë tanë, të cilët vizitojnë Francën, vlerësojnë vlerën e madhe të kësaj shenjtërie për Bullgarinë. Ata i bëjnë një rikopjim dhe ja dhurojnë manastirit. Ungjilli përveç me historinë tonë, është i gërshetuar ngushtë dhe me historinë e Francës. Është i ditur fakti se, dhjetëvjeçarë të tërë me radhë mbretërit francez, gjatë ngjitjes së tyre në fron, janë betuar pikërisht mbi këtë ungjill, pa e ditur fare përmbajtjen, sepse është shkruar me alfabetin sllav. Duket se zbukurimi i pasur dhe germat e shkruara bukur u kanë bërë një përshtypje të madhe, që të preferojnë një libër i tillë i huaj tu shërbejë për një rit kaq të rëndësishëm në shtet”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: bulgariatravel.org dhe wikipedia.org

bnr.bg

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων