Veprimtari e Bashkisë për harmoninë fetare në Kryeqytet
Në datën 18 janar 2021, në Ditën Ndërkombëtare të Besimeve Fetare, Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë e Bashkisë së Tiranës organizoi takimin “Tirana e Besimeve Fetare”. Në fokus të veprimtarisë ishte bashkëjetesa harmonike e besimeve fetare në Kryeqytet dhe në gjithë vendin. Në takim u shpreh vlerësim për kontributin e besimeve fetare në art, kulturë, letërsi, filozofi, arkitekturë etj. Kisha jonë u përfaqësua nga atë Emanuel Lusha, fjala e të cilit u vlerësua dhe u dëgjua me interes nga të pranishmit.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










