Vijojnë mesazhet drejtuar Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas nga Hierarkë të Kishave Orthodhokse
Shenjtëria e Tij Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë, z. Kirili i dërgoi një mesazh Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Shqipërisë z. Anastas me fjalë mbështetëse në lidhje me sëmundjen e Primatit të Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
Kishës Orthodhokse në Shqipëri.
“ Pasi mësova për sëmundjen Tuaj, shpreh simpatinë dhe mbështetjen time të sinqertë vëllazërore Fortlumturisë Tuaj dhe ju siguroj për lutjet e mia për shërimin tuaj të shpejtë ”, thuhet në tekstin e mesazhit sipas patriarchia.ru.
Primati i Kishës Orthodhokse të Rusisë vëren se ai kujton gjithmonë me dashuri komunikimin vëllazëror dhe mirëkuptimin e ndërsjellë me Fortlumturinë e Tij Kryepiskopin Anastas, që rezultoi në “veprime të përbashkëta që synonin forcimin e unitetit të Orthodhoksisë dhe dëshmimin e besimit tonë ndaj të krishterëve joortodoksë dhe në botën e jashtme “.
Burimi: ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR
Gjithashtu edhe Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse në Amerikë (OCA) Hirësia e Tij z. Tikhon u kërkoi klerit dhe popullit që të
kujtojnë në lutjet Fortlumturinë e Tij Kryepiskopin e Shqipërisë z. Anastas. Ndër të tjera Hirësia e tij shprehet se: “Fortlumturia e Tij ka qenë një fener besnikërie në botën orthodhokse, duke frymëzuar shumë njerëz nëpërmjet përpjekjeve të tij misionare dhe përkushtimit ndaj Krishtit. Hyjlindësja e Tërëshenjtë dhe të gjithë shenjtorët ndërmjetësofshin për të dhe për ata që kujdesen për të”.
Burimi:https://www.oca.org/…/his-beatitude-metropolitan-tikhon…
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










