26/02/2021 26/02/2021 Kjo ikonë ka zbukuruar ambientet e kishës së Shën Gjergjit në Fier dhe është pikturuar nga mjeshtri i ikonografisë së shekullit të XVIII-të, Johan Çetiri. Në qëndër të ikonës e ulur në një fron madhështor të artë paraqitet Shën Mëria duke mbajtur në preher Krishtin fëmijë. Krishti është duke mbajtur sferën e botës në njërën...
26 Φεβρουαρίου, 2021 - 16:34
Τελευταία ενημέρωση: 26/02/2021 - 16:36

Virgjëresha në Fron dhe Pema e Jeseut

Διαδώστε:
Virgjëresha në Fron dhe Pema e Jeseut

Kjo ikonë ka zbukuruar ambientet e kishës së Shën Gjergjit në Fier dhe është pikturuar nga mjeshtri i ikonografisë së shekullit të XVIII-të, Johan Çetiri.

Në qëndër të ikonës e ulur në një fron madhështor të artë paraqitet Shën Mëria duke mbajtur në preher Krishtin fëmijë. Krishti është duke mbajtur sferën e botës në njërën dorë në ngjyrën blu dhe me dorën tjetër bekon. Në këmbët e Virgjëreshës paraqitet Jeseu i shtrirë dhe nga barku i tij burojnë degët e pemës të cilat zhvillohen në të dyja anët e fronit të Virgjëreshës. Degët krijojnë medalionet në të cilat janë pikturuar dymbëdhjetë profetët, gjashtë prej tyre në secilën anë.

Në pjesën e sipërme të ikonës prej reve burojnë dy kryeengjëjt të cilët mbajnë një fjongo me shkrimin e shenjtë. Ikona tregon një nivel të lartë artistik të realizuar nga Johan Çetiri, i cili i ka dhënë një vëmëndje të madhe dekorit. Në ikonë ndihet influenca që piktori ka patur nga ikona e Tërpo Zografit, me të njëjtin kompozim, të realizuar më 1797.

 

 

— facebook.com/MuzeuiArtitMesjetar

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων