28/07/2025 28/07/2025 Në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore dhe mikpritjeje të veçantë, komuniteti orthodhoks i Kavajës priti sot vizitën e Kryebariut, Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Joan. Liturgjia Hyjnore në Kishën e Shën e Premtes – Fshati Çetë Dita nisi me kremtimin e Liturgjisë Hyjnore në Kishën e Shën e Premtes...
28 Ιουλίου, 2025 - 17:40

Vizita e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan në Kavajë

Διαδώστε:
Vizita e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan në Kavajë

Në një atmosferë të ngrohtë shpirtërore dhe mikpritjeje të veçantë, komuniteti orthodhoks i Kavajës priti sot vizitën e Kryebariut, Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Joan.
Liturgjia Hyjnore në Kishën e Shën e Premtes – Fshati Çetë
Dita nisi me kremtimin e Liturgjisë Hyjnore në Kishën e Shën e Premtes në fshatin Çetë, në nder të Dëshmores së Madhe Shën e Premte. Besimtarë nga zona dhe më gjerë u mblodhën për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rrallë, ku Fortlumturia drejtoi shërbesën së bashku me klerikë të zonës.
Në predikimin e Tij të thellë shpirtëror, ndër të tjera, Kryepeshkopi theksoi: “Shën e Premtja nuk dëshmoi vetëm me fjalë, por me jetën dhe gjakun e saj dashurinë për Krishtin… ajo na fton të mos kemi frikë të dëshmojmë Krishtin në jetën tonë të përditshme – me pastërti, me dashuri dhe me qëndrueshmëri në të vërtetën e Ungjillit.”
Në përfundim të Liturgjisë, Ikonom Stavrofor Atë Petro Thanasi mbajti një fjalë përshëndetëse, duke falënderuar Fortlumturinë për praninë dhe kujdesin baritor ndaj besimtarëve të kësaj treve.
Vizita në Kishën e Shën Nikollës – Qyteti i Kavajës
Pas Liturgjisë, Fortlumturia vizitoi Kishën e Shën Nikollës në qytetin e Kavajës. Në ambjentet e saj u zhvillua një takim i përzemërt me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z. Fisnik Qosja, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit të shëndetshëm mes Kishës dhe autoriteteve vendore në shërbim të komunitetit.
Vizita në Muzeun Etnografik të qytetit
Në vazhdim, Kryepeshkopi Joan, i shoqëruar nga z. Qosja dhe përfaqësues të Kishës vendore, vizitoi Muzeun Etnografik të Kavajës, ku u njoh nga afër me trashëgiminë historike dhe kulturore të kësaj treve. Ai vlerësoi ruajtjen e identitetit kulturor si një urë që lidh brezat dhe forcon kujtesën shpirtërore të popullit.
Dreka nderi në prani të komunitetit.
Në përmbyllje të vizitës, u organizua një drekë nderi në ambient familjar dhe miqësor, ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, klerikë, intelektualë, biznesmenë dhe besimtarë të thjeshtë. Në këtë tryezë të përbashkët u ndanë falënderime dhe u përcollën mesazhe bashkimi, mirënjohjeje dhe frymëzimi për të ardhmen.
Kjo vizitë e Fortlumturisë së Tij përbën një ngjarje të rëndësishme për jetën shpirtërore të qytetit dhe rrethinës së Kavajës, si dëshmi e kujdesit baritor dhe e forcimit të lidhjes së gjallë midis Bariut dhe grigjës së tij.
Përgatiti për Radio Ngjallja z. Harallamb Tereziu, pedagog pranë Akademisë Teologjike në Shën Vlash të Durrësit.


Radio “Ngjallja”

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων