11/11/2020 11/11/2020 Zot, jepi paqen tënde popullit tënd. Jepu shërbëtorëve të tu Shpirtin tënd të Shenjtë, që të ushqejnë shpirtrat e atyre me dashurinë tënde dhe t’i udhëzojë në gjithë të vërtetën dhe në çdo të mirë. Zot, dua që paqja jote të mbulojë gjithë botën, që e deshe kaq shumë sa dhe edhe Birin tënd të...
11 Νοεμβρίου, 2020 - 16:11
Τελευταία ενημέρωση: 11/11/2020 - 16:12

“Zot, është mirë të qëndrojmë këtu bashkë me ty”!

Διαδώστε:
“Zot, është mirë të qëndrojmë këtu bashkë me ty”!

Zot, jepi paqen tënde popullit tënd.
Jepu shërbëtorëve të tu Shpirtin tënd të Shenjtë,
që të ushqejnë shpirtrat e atyre me dashurinë tënde
dhe t’i udhëzojë në gjithë të vërtetën dhe në çdo të mirë.

Zot, dua që paqja jote të mbulojë gjithë botën,
që e deshe kaq shumë sa dhe edhe Birin tënd të Vetëmlindur, që të shpëtojë bota nëpërmjet tij.

Zot, jepu hirin tënd, që me paqen dhe dashurinë tënde të njohin dhe të duan ty
dhe thërrasin, ashtu si apostujt në Thavor:

“Zot, është mirë të qëndrojmë këtu bashkë me ty”.

Të lutem, o Zot i mëshirshëm, jepi gjithë popullit tënd, nga Adami deri në fund të shekujve, të të njohin, të mësojnë se je i mirë dhe i mbushur me dhembshuri.
Sepse kështu do të shijojnë të gjithë paqen tënde
dhe do të shohin dritën e fytyrës sate.

or çfarë kemi bërë, o Zot, për ty, ose në çfarë gjëje të kënaqëm, që të duash të jesh brenda nesh dhe ne pranë teje?
Ne të kryqëzuam me mëkatet tona dhe Ti do që të jemi bashkë me ty?
O, sa mëshirë të madhe tregove për mua!
Mua, që më takon Hadhi dhe vuajtjet e tij, Ti më jep hirin e Shpirtit të Shenjtë.
Dhe mbasi më dhe hirin mua mëkatarit, që të të njoh me Shpirtin e Shenjtë,
atëherë të lutem, o Zot, bëj që të të njohin edhe gjithë njerëzit. Amin.

Shën Siluan Athoniti

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων