08/11/2020 08/11/2020 Kur shohim Pjetrin të mbytet në valët e detit, ne shumë lehtë e identifikojmë veten me të. Shpesh herë edhe për ne dallgët kanë qënë shumë të larta. Të zhytyr në ankth edhe ne në momente kritike kemi thirrur, “Zot, shpëtomë. Po mbytem”. Askush më bukur se psalmisti e ka shprehur këtë, kur shkroi: “Shpëtomë,...
08 Νοεμβρίου, 2020 - 18:29

“Zot, po mbytem”!

Διαδώστε:
“Zot, po mbytem”!

Kur shohim Pjetrin të mbytet në valët e detit, ne shumë lehtë e identifikojmë veten me të. Shpesh herë edhe për ne dallgët kanë qënë shumë të larta. Të zhytyr në ankth edhe ne në momente kritike kemi thirrur, “Zot, shpëtomë. Po mbytem”.
Askush më bukur se psalmisti e ka shprehur këtë, kur shkroi:
“Shpëtomë, o Perëndi, se ujërat më kanë arritur deri në grykë. Po mbytem…Jam zhytur në batak … dhe nuk po gjej asnjë pikë mbështetje; kam arritur në ujëra të thella dhe rryma më rrëmben me vete” (Ps. 69: 1-2).
Sa shpesh ashtu si Pjetri dhe Psalmisti dhe ne mbytemi në dallgët e dyshimit, fajit, frikës, tensionit, ankthit, tundimit, dëshpërimit, mëkatit. Unë nuk e di se në çfarë valësh dhe erëra fryjnë në jetën tuaj, por Ungjilli na siguron ne për një gjë: në mes të errësirës dhe dallgëve është Dikush. I njëjti Jisu që ishte me Pjetrin kur ai po mbytej, është dhe me ne. Prezenca e tij ndryshon botën. “Merr zemër, jam unë; mos kij frikë”. Jisui ka 2020 vjet që vjen në mes të stuhive të miqve të Tij.

 

— facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων