Me frymë ngazëllyese u kremtua në paraklisin e Shën Harallambit, pranë manastirit të Hyjlindëses Mari në fshatin Vodicë, Berat, mbrëmësorja e sotme në nder të Hierodëshmorit të Madh, Shën Harallambit. Ky manastir ndodhet në nje fshat ku banorët vendas janë larguar plotësisht por nuk harrojnë të ngjiten në këtë vend të shenjtë çdo 15 Gusht…
E hënë, 10 shkurt 2020 – Shenjtori i ditës. Hierodëshmor Harallambi e 2 dëshmorët. Oshënar Zinon Postieri. Ana Suedezja. Oshënar Prohori i Lavrës së Kievit. – Hierodëshmor Harallambi e 2 dëshmorët – Martiri i shenjtë dhe i lavdishëm i Krishtit, Harallambi, jetoi në kohën e perandorit Septimus Severus (194-211), në qytetin e Magnezisë, në lumin…
Apostull Pavli u drejtohet me këto fjalë njerëzve, të cilët e kishin njohur tashmë të vërtetën e krishterimit, dhe i bind ata të largohen plotësisht nga gënjeshtra, kaq shumë e përhapur në të gjitha kohërat. Dhe kështu, siç duket, edhe pas kësaj letre, shpirti i njeriut nuk e hedh menjëherë dhe pa mundim këtë gënjeshtër…
Në Ditën Botërore të Gjuhës Greke, Sektori i Gjuhës dhe Civilizimit Grek të Kolegjit Universitar “LOGOS”, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës dhe Ambasadën e Greqisë në Tiranë organizoi një aktivitet të enjten, 6 shkurt 2020 në sallën e amfiteatrit të këtij universiteti. Aktiviteti u hap nga përgjegjësja e Sektorit…
E shtunë, 8 shkurt 2020 – Shenjtori i ditës. Profeti Zaharia. Dëshmor i madh Theodhor Stratilati. Dëshmorët Likarioni, Marta etj. – Profeti Zaharia – Profeti i shenjtë Zaharia, biri i priftit Ido, u kthye nga internimi në Babiloni, sipas një urdhri të Kirit (538 para Krishtit). Ai nisi të profetizonte në Jerusalem me profetin Agje,…
Në datën 6 shkurt 2020 u nda nga jeta piktori dhe mjeshtri i njohur i mozaikut Josif Droboniku. Ai njihet veçanërisht edhe për realizimin e mozaikëve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë. Josif Droboniku lindi në Fier, më 25 dhjetor 1952 dhe u rrit në një familje të përkushtuar ndaj Besimit Orthodhoks. Me talentin…
E premte, 7 shkurt 2020 – Shenjtori i ditës. Ditë kreshme. Oshënar Partheni i Lampsakës. Oshënar Llukai në Stiri. Oshënare Mastridia. Dëshmor i ri Gjergji. – Oshënar Partheni i Lampsakës – Shën Partheni ishte biri i dhjakut Kristodhulos, nga Melitopolis në Helespont. Edhe pse i pashkolluar, dëgjonte me vëmendje leximin e Shkrimit të Shenjtë në…
Të nderuar vëllezër dhe motra! Pas shumë kërkesave, Këshilli Kishtar i Beratit, me bekimin e Mitropolitit tonë Hirësi Ignatit, filloi nismën e mbledhjes së fondeve për kompletimin e Katedrales së Shën Dhimitrit me afresket murale. Kush dëshiron të bëhet pjesë, mund të bashkohet në dy mënyra: 1. Duke kontribuar me një vlerë monetare sipas mundësive,…
Shën Gjergji, kisha ikonë e Libofshës, thuhet se është ndërtuar nga komuniteti vendas në vitin 1776. Rreth 244 vjeçare, kjo bazilikë trenefëshe me tavan të rrafshët, ruan vlera të rralla arkitekturore. Afresket mahnitëse të artistëve korçarë të shekullit të 18-të, Kostandin dhe Tërpo Zografi, e kanë bërë këtë kishë të lakmueshme për historianët dhe studiuesit….