Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i urova sot jetë të gjatë, vite të bekuara dhe shumë dashuri në misionin e Tij hyjnor, Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Mirënjohje e veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës dhe…
E martë, 5 nëntor 2019 – Shenjtori i ditës. Apostujt Hermai, Lini, Gai, Patrovi, Filologu nga të 70-t. Dëshmorët Galaktioni dhe Epistima. – Apostujt Hermai, Lini, Gai, Patrovi, Filologu nga të 70-t – Këta apostuj të shenjtë bënin pjesë në grupin e të 70-ve. Hermai, i përmendur nga apostull Pavli në Letrën drejtuar Romakëve (16.14),…
Më 4 nëntor 2019 mbushën 90 vjet nga dita e lindjes e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij Anastasit. E gjithë vepra e tij ka qenë një përpjekje e vazhdueshme dhe e jashtëzakonshme për t’i shërbyer Perëndisë dhe Kishës Orthodhokse , për t’u qëndruar gjithmonë afër njerëzve shpirtërisht dhe në…
Jeta është dhurata më e madhe që Zoti i ofron çdo qenieje njerëzore, por jo të gjithë e vlerësojnë dhe e përmbushin jetën e tyre. Një nga këta personalitete që e ka vlerësuar jetën edhe e ka përmbushur dhe vazhdon ta përmbushë atë me fjalë edhe punë të mira, është edhe Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse…
Transferimi i lipsanit të Shën Gjergjit. Dëshmorët Akepsimai, Josifi, Aithalai në Persi. Hierodëshmor Gjergji në Neapol. – Dëshmorët Akepsimai, Josifi, Aithalai në Persi – Gjatë vitit të 37-të të persekutimit të egër kundër të krishterëve, ndërmarrë nga mbreti pers, Sapori II (378-379), kryemagjistarët morën pushtet të torturonin dhe të vrisnin ata të krishterë që këmbëngulnin…
Në nëntor bëhen 20 vjet nga hapja e Qendrës Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”, një kontribut i rëndësishëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në shëndetësi. E paharruar do të mbetet pjesëmarrja në përurimin e saj e Patriarkut Ekumenik Vartholomeut. Është një rrugëtim që ka filluar shumë herët, në vitet 90, me kujdesin dhe fondet e ndihmat…
Dëshmorët Akindini, Pigasi, Afthoni, Elpidofori dhe Anempodisti. Omologjet Andoni i Selanikut (ish mitropolit i Durrësit). – Dëshmorët Akindini, Pigasi, Afthoni, Elpidofori dhe Anempodhisti – Këta martirë të shenjtë ishin ofiqarë në oborrin e mbretit të Persisë Sapori II (339-379). Kur mbreti ndërmori një përndjekje të përgjakshme kundër të krishterëve, shën Akindini, Pigasi dhe Anempodhisti, u…
U kremtua 500 vjetori i martirizimit të martirit të ri, oshënarit Jakov, në kishën katedrale “Ngjallja e Krishtit” në Korçë. I lindur në rrethinat e Vithkuqit, oshënari Jakov shkëlqeu me jetën e tij të shenjtë, e cila u kurorëzua me kurorën e martirit. Mesha panigjirike u drejtua nga Mitropoliti i Korçë Hirësia e Tij Imzot…
Shën Jakovi lindi në një fshat të zonës së Vithkuqit. Prindërit e tij quheshin Martin dhe Parashqevi. Mbas vdekjes së prindërve të tij ai punoi si bari dhe tufa e tij u rrit jashtëzakonisht shumë, duke shkaktuar kështu smirën dhe zilinë e vëllait të tij, ashtu si Abeli me Kainin. I verbuar nga zilia vëllai…