ORTHODOXIA REAL TIME NEWS FEED:
Select Language
MENU
PERSONAL NEWS ALARM ΕΓΓΡΑΦΗ
02.02.2026 | 16:06
Paraqitja e Zotit tonë Jisu Krisht në Tempull (Ipapandia)

Kur u mbushën dyzet ditë, të cilat ishin të caktuara nga ligji i Moisiut për pastrimin e nënës së një fëmije të porsalindur, e Tërëshenjta, Nëna e Perëndisë, dhe shën Josifi, sollën Fëmijën Jisu në Jerusalem, për ta paraqitur në Tempull. Sepse çdo i parëlindur, që i takonte Perëndisë, duhet t’i përkushtohej Atij në Tempull…

30.01.2026 | 17:37
Tre Hierarkët: Vasili i Madh, Grigor Theologu, Joan Gojarti. Dëshmor Theofili i ri

E premte, 30 janar 2026 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Tre Hierarkët: Vasili i Madh, Grigor Theologu, Joan Gojarti. Dëshmor Theofili i ri. – TRE HIERARKËT: VASILI I MADH, GRIGOR THEOLOGU, JOAN GOJARTI- Nën sundimin e perandorit Aleks Komneni (1081-1118), në Konstandinopojë shpërtheu një grindje, e cila ndau njerëzit që njihnin besimin dhe të…

30.01.2026 | 17:34
Rikthehen 10 ikonat e vjedhura “në vendin e tyre”

Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, † Joani, u prit nga Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sporteve z. Blendi Gonxhja, i cili i dorëzoi 10 ikonat e kishës së Fjetjes së Hyjlindëses të Labovës së Kryqit Gjatë takimit, në fjalën e tij, Ministri z. Blendi Gonxhja theksoi: Sot kam kënaqësinë të…

28.01.2026 | 16:12
Oshënarët Efrem e Isaak Siriani, Paladi e Jakovi. Dëshmore Harisa

E mërkurë, 28 janar 2026 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Oshënarët Efrem e Isaak Siriani, Paladi e Jakovi. Dëshmore Harisa. – OSHËNAR EFREM SIRIANI – Ky yll i shkëlqyer i Kishës u ngrit në Lindje, në qytetin e largët të Nisibit (Mesopotami), rreth vitit 306. Ishte ende i ri kur i ati një prift…

27.01.2026 | 16:17
Transferimi i lipsanit të Joan Gojartit. Mbretëresha Markiana. Oshënar Klimi. Dëshmor i ri Dhimitri

E martë, 27 janar 2026 – Shenjtori i ditës. Transferimi i lipsanit të Joan Gojartit. Mbretëresha Markiana. Oshënar Klimi. Dëshmor i ri Dhimitri. – TRANSFERIMI I LIPSANIT TË JOAN GOJARTIT – Pas vdekjes së atit tonë të shenjtë e të lavdishëm Joan Gojarti, i internuar në Komana të Kapadokisë, trupi i tij u vendos me…

26.01.2026 | 17:42
Oshënar Ksenofoni e familja. Oshënar Ava Amonai. Mbreti David në Gjeorgji

E hënë, 26 janar 2026 – Shenjtori i ditës. Oshënar Ksenofoni e familja. Oshënar Ava Amonai. Mbreti David në Gjeorgji. – OSHËNAR KSENOFONI E FAMILJA – Oshënar Ksenofoni ishte senator i pasur dhe i nderuar në Konstandinopojë gjatë mbretërimit të Justinianit (527-565). Gruaja i dhuroi dy djem, Arkadin dhe Joanin, të cilëve iu dha edukim…

26.01.2026 | 17:39
Përkujtimi i njëvjetorit të jetëndërrimit të Kryepiskopit të lumur Anastas

Sot më 25 janar 2026, të dielën XV të Llukait dhe ditën e nderimit të Hierarkut të madh, Shën Grigor Theologut, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, u krye Shërbesa e Mëngjesores dhe Liturgjia Hyjnore, në drejtimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, së bashku me Mitropolitin e Gjermanisë Qendrore, Hirësi Isaaku, dhe të…

26.01.2026 | 17:37
Fjala e Kryepiskopit Joan në njëvjetorin e jetëndërrimit të Kryepiskopit të lumur Anastas (1929-2025)

Një vit që Kisha jonë e përjeton mungesën e Atit, vëllait dhe bashkëmeshtarit tonë të dashur. Përkujtimi vjetor nuk është detyrim formal, është një nevojë shpirtërore, një nevojë për t’u ndalur, për të reflektuar, për t’u kujtuar dhe për të falëderuar me mirënjohje Perëndinë Triadik për të gjitha dhe për të marrë forcë nga hiri…

23.01.2026 | 16:22
IN MEMORIAM Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, *+ Anastasi* (1929-2025)

*Botim i ri* *IN MEMORIAM* Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, *+ Anastasi* (1929-2025) Një vepër përkujtimore madhore, kushtuar jetës, veprës dhe trashëgimisë së Kryepiskopit Anastas. “Jeta ime ishte një pëshpëritje dashurie dhe mirënjohjeje në përjetësi për të Përjetshmin.” Me Hyrje nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan Botimi përfshin kontribute teologjike, historike dhe…

Τα σημαντικότερα νέα