Dhurim vullnetar i gjakut
20′ mjaftojnë për të shpëtuar një jetë!
Të dashur besimtarë, miq, dashamirës dhe kushdo që e lexon këtë postim:
Këtë të shtunë, me datë 01 Shkurt 2020, ora 10:00 – 18:00, në ambjentet e Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” Tiranë me bekimin e Kryepiskopit Anastas dhe në bashkëpunim me “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, do të bëhet Dhurim Vullnetar i gjakut për fëmijët tasalemikë.
Rezervat e bankës së gjakut janë mjaft të ulëta dhe nuk mjaftojnë për të pëmbushur kërkesat e shumta.
Një ekip i posaçëm mjekësh nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, do të asistojë duke jenë të gatshëm për informacionin e nevojshëm dhe shërbim.
VINI RE !
* Mbështetur në jetë gjatësinë e shkurtër të përbërësve të gjakut dhe në moshën e popullatës, limiti standard për të dhuruar gjak është 18-65 vjeç.
* Një qese gjak 300-400 gram, mund të shpëtojë tri jetë nëpërmjet ndarjes së tij në komponentë dhe produkte të tij.
* Dhurimi i gjakut rregullisht bën mirë për shëndetin. Një nga përfitimet që ka dhuruesi i rregullt i gjakut, konsiderohet ndikimi lehtësues në sëmundjet e arterieve koronare
* Dhuruesit e rregullt dhurojnë rregullisht të paktën dy herë në vit. Ato janë burim i gjakut të sigurtë. Duke dhuruar gjak, ato kontrollojnë rregullisht shëndetin e tyre si dhe ndjekin një mënyrë të shëndetëshme të të jetuarit.
* Gjatë gjithë kohës duhet të merren lëngje më shumë se zakonisht e të merret ushqim normal.
* Të mos përdoren pije alkoolike.
*Të mos pihet duhan të paktën 3 orë mbas dhurimit.
* Nuk duhet të hiqet ankerplasti nga krahu për 2-3 orë.
* Të evitohet ngritja e peshave ose çantave të rënda për 2-3 orë mbasi mund të shkaktohet ndonjëherë rrjedhje gjaku. Nëse ndodh, atëhere dora duhet ngritur lart mbi kokë e duhet të shtypet zona për 4 minuta me një shami ose garzë.
* Ditën e dhurimit të mos ngitet makina rreth 2-3 orë.
* Dhurimi i gjakut nuk e dëmton një organizëm të shëndoshë. Shumë dhurues gjaku thonë që ndjehen më mirë pas dhurimit të gjakut.
Për çdo informacion në lidhje me këtë seancë dhurimi, lutemi të kontatkoni me At Grigor Pelushi 0682005524
(Informoi: Jani Meni)
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










