Shën Joani i Kroshtadit – “Sëmundja”
Në sytë tanë, sëmundjet shfaqen vetëm si të dhimbshme, të pakëndshme, me të vërtetë të tmerrshme. Ndodh rrallë që dikush prej nesh gjatë kohës së sëmundjes pasqyron tek vetja përfitimin që sëmundja e tij sjell tek shpirti i tij; por në Providencën e tërëmëshirshme dhe të tërëditur të Perëndisë, asnjë sëmundje e vetme nuk mbetet pa ndonjë përfitim për shpirtin tonë. Sëmundja në dorën e Providencës është si një ilaç i hidhur për shpirtin, që kuron veset e tij, zakonet e tij të këqija, dëshirat e tij të këqija. Asnjë sëmundje e vetme dërguar tek ne nuk do të kthehet bosh. Ne duhet të kemi parasysh dobinë prej sëmundjeve, që ne t’i durojmë ato më me lehtësi dhe më me qetësi.
Ju jeni i sëmurë, dhe sëmundja juaj është shumë e dhimbshme; ju jeni i trishtuar dhe i dëshpëruar; ju turbulloheni dhe tronditeni me anë të mendimeve; njëri më i errët se tjetri; shpirti dhe buzët tuaja janë gati të murmurisin dhe të blasfemojnë kundër Perëndisë. Dëgjoni këshillën time të sinqertë. Durojeni sëmundjen tuaj me trimëri, dhe jo vetëm që nuk duhet të bini në dëshpërim, por përkundrazi, gëzohuni në sëmundjen tuaj. Ju mund të më pyesni si mund të gëzohemi kur torturohem nga sëmundja? Gëzohuni, ju them, se Zoti iu ka dërguar këtë ndëshkim të përkohshëm, për të pastruar shpirtin tuaj nga mëkatet – “Sepse atë që Zoti e do, Ai e ndëshkon”.
Kur ju jeni i sëmurë, gëzohuni me faktin që ju nuk po kënaqni ato vese që ju do t’i kënaqnit po të ishit me shëndet të mirë; gëzohuni që ju po duroni Kryqin e sëmundjes dhe që ju po ecni në rrugën e ngushtë dhe të dhimbshme që të çon drejt Mbretërisë së Qiejve.
Kujtoni që gjatë sëmundjes tuaj vetë Zoti është bashkë me ju – “Unë jam pranë atij që është në mundime”.
Ju që besoni kur jeni mirë, kini kujdes që të mos largoheni nga Perëndia në kohë fatkeqësish, por, ashtu si Martirët e Shenjtë qëndroni konstant në besim, shpresë dhe dashuri.
Ju i luteni Zotit që ju ta doni Atë me një dashuri të fortë si vdekja, ose deri në vdekje. Supozoni tani që Zoti ju dërgon një sëmundje të tmerrshme saqë mund t’ju çojë deri afër vdekjes. Atëherë, mos murmurisni, por durojeni atë me trimëri, duke falënderuar Zotin, dhe kjo do të tregojë që dashuria juaj për Perëndinë është e fortë si vdekja. Dhe gjatë spazmave më të këqija të sëmundjes tuaj besoni në Perëndinë, sepse Ai ka pushtet t’ju shpëtojë ju, jo vetëm nga dhimbja, por dhe nga vdekja.
Kur, mposhteni nga sëmundja, ju ndjeheni pa qejf, dhe lutja juaj bëhet e ftohtë, e mbushur me dëshpërim, për mos u dekurajoni, mos u dëshpëroni, sepse Zoti e di që ju jeni të sëmurë. Luftoni kundër sëmundjes tuaj, lutuni me aq fuqi sa keni, dhe Zoti nuk do të përbuzë dobësinë e trupit dhe shpirtit tuaj.
Në sëmundje dhe vuajtje, dhe gjatë dobësisë trupore në përgjithësi, një njeri nuk mund të digjet në fillim me besim dhe dashuri për Perëndinë, sepse në sëmundje dhe dhimbje shpirti vuan, ndërsa besimi dhe dashuria kërkojnë një shpirt të qetë, një shpirt të fuqishëm. Prandaj ne nuk duhet të hidhërohemi shumë në qoftë se përgjatë sëmundjes, dhe dhimbjes ne nuk mund të besojmë në Perëndinë, ta duam Atë, ose t’i lutemi Atij me zjarr ashtu siç ne duhet.
Zoti i tërëmëshirshëm, duke na ndëshkuar ne, na fal më vonë nëpërmjet mëshirës së përjetshme. Nganjëherë, një njeri i sëmurë vuan një kohë të gjatë nga sëmundja e tij, ashtu si nga një tiran i keq; por gjatë kësaj sëmundje shpirti i tij pastrohet ashtu si ari; dhe bëhet i denjë për paqen dhe bekimin e përjetshëm.
Shën Joani i Kroshtadit
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










