“Kush mund ta shpëtojë të pabesin nga zemërimi i drejtë i Zotit”?
Fshihuni, thotë, në shpella dhe në guvat e tokës, që të mos shihni fytyrën e tmerrshme të Gjykatësit. Ndonëse sytë e Tij i shohin të gjitha. Përpara Tij njeriu është shumë i vogël dhe do të përulet akoma edhe njeriu më lartë i njerëzve mëkatar. Vetëm lartësia dhe madhështia e Zotit do të ndriçojë në ditën e Gjykimit, gjatë të cilës do të bjerë zemërimi i Tij te çdo gojë-ç’thurur dhe krenar, i cili mburret dhe e konsideron veten e tij si të rëndësishëm (vrg.10-12).
Me këto fjalë ai thekson “madhështinë e Perëndisë në antitezë me pafuqishmërinë e njeriut, qoftë ky edhe njeriu më lartë. “Madhështia e Perëndisë shkakton frikë dhe tmerr dhe ata që nuk i përulen me shpresëtari të thellë dhe me përulësi, shpejt ose vonë do të ndjejnë këtë tmerr dhe frikë mbi kokat e tyre… Do të përulen mëkatarët krenar, të cilën me mburrje ngrenë sytë lartë” (PT 44-45). Disa shpjegues mendojnë se profecia i referohet shkatërrimit të ashpër të hebrenjve krenarë nga romakët, e cila ndodhi në vitin 70-ps.Kr. Me të vërtetë shkatërrimi i Jerusalemit nga romakët është një ikonë e zbehtë e shkatërrimit dhe dënimit, që do të pësojnë të pabesët mëkatar, në ditën e lavdishme dhe të tmerrshme të Ardhjes së Dytë të Zotit, kur do t’i “jap secilit sipas veprave të tij”. (Shih dhe Mt.17:27, 24:15-21, 27:25, 2Pet.2:9). Atëherë do të plotësohet shkatërrimi i njerëzve krenar, të cilët nuk deshën të përuleshin gjatë dënime që dha Perëndia në kohë të ndryshme për ndreqjen dhe pedagogjinë e tyre.
Referon më pas Isaia dhe disa ikona metaforike nga natyra (kedrat e Libanit, lisat e Bashanit, male dhe kodra të larta) dhe nga duart e njerëzve (kulla të lartë, mure të fortifikuar, anije të mëdha), që të theksojë se të gjitha këto, të cilat duken të mëdha dhe të fuqishme, tek të cilat mbështet fuqinë e tij njeriu i pabesë, do të shkatërrohen në atë ditë të Drejtësisë hyjnore. Nuk mund ta shpëtojë të pabesin nga zemërimi i drejtë i Zotit, “as fuqi trupore, as eksperienca e luftës, as pasuria e pafundme, as fuqia e pushtetit, as ushtria e shumtë, as diçka e tillë e ngjashme” (Gojarti 292) (vrg.13-16).
Do të bjerë atëherë krenaria e njerëzve, vazhdon fjala e frymëzuar, dhe do të lartësohet vetëm Zoti. Krenaria është fudullëku dhe mburrja e njeriut, e cili është si një kundërveprim ndaj Perëndisë dhe hyjnizon veten e tij. Atëherë do të bien maskat, do të ndriçojë e vërteta, dhe “do të dalin në pah dhe do të tregohen të parëndësishëm, një hiç, ashtu si një kështjellë prej letre”. Njerëzit do të kuptojnë mashtrimin e tyre dhe do të njihet nga “gjithë krijesa e logjikshme” se “ vetëm Perëndisë i përket lartësia dhe madhështia”. Çdo gjë tjetër që konsiderohet nga bota si e lartë dhe madhështore, do të tregohet si një “lavdi e rremë” dhe mashtruese (V.Madh 117) (vrg.17).
Vargjet e fundit të kapitullit i referohen turpërimit, që do të pësojë feja idhujtare, kur do të vijë e drejtësisë hyjnore (vrg.18-21). Ndërsa për vite me radhë profeti i nxit bashkatdhetarët e tij të braktisin idhujt, por ata nuk e dëgjojnë atë, për këtë ata do të detyrohen të turpëruar që të hedhin në plehrat idhujt prej ari dhe argjendi. Në fillim ata do t’i fshehin të frikësuar në shpella, në shkëmbinj dhe në guvat e tokës, që t’i mbrojnë ata nga zemërimi hyjnor. Ata të cilët i adhuronin dhe mbështesnin shpresat e tyre, do të përpiqen t’i mbrojnë, sepse do të tregohen të pafuqishme që të mbrojnë vetveten. Të tillë janë “perënditë” e tyre! Çfarë turpërimi!
Përfundimisht pra, kur do të shohin se edhe ata vetë do të rrezikohen nga zemërimi hyjnor, do t’i nxjerrin nga vendet ku i kanë fshehur “perënditë” e tyre dhe do t’i hedhin në plehra, që të mund të futen dhe të fshihen në shpella ata vetë, në të çarat e shkëmbinjve dhe në guvat e tokës, të turpëruar përpara fuqisë së lavdishme të Gjykatësit të drejtë. Kishin mbështetur jetën e tyre dhe adhuronin idhujt e kotë dhe lakuriqët e natës; dhe tani konstatojnë se nuk mund t’i ndihmojnë dhe i hedhin në plehrat! Heqin tashmë nga mendja e tyre “të gjithë gënjeshtrën dhe mashtrimin që kishin për idhujt”( Eusebi 21). Por gjithashtu marrin dhe mësimin edukativ se kushdo, që do të braktisë Perëndinë e vërtetë do të themelojë dhe ndërtojë jetën e tij në gjëra të tjera të pasigurta dhe të paqëndrueshme! (Shih dhe U.Sol.5:14, Mt.7:26-27).
* Përkthim nga Vëllimi i 16, “Dhiata e Vjetër” me shpjegime të Teologut të shquar Panajot Trebela, botuar nga vëllazëria “Zotir”, Athinë 2002!
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.











