Fjala e Kryepiskopit Anastas në të kremten e “Shën Prokopit”
Kisha e Shën Prokopit, 8 Korrik 2021:
“Kujtoj me shumë mallëngjim dhe prekje, kur në vitin 1992 para 29 vitesh, bëmë Liturgjinë e parë të Shenjtë këtu. Shumë nga ju ishin fëmijë të vegjël ose mjaft prej jush, ende nuk kishin lindur. Këtu kishte prirë një aktivitet, demostrim para kësaj, ishte demostrim i rinisë nga Kisha e Ungjillëzimit që erdhi deri këtu, deri në këtë pikë erdhëm prapë, pra në këtë kohë ky vend ishte restorant, ishte shumë e vështirë që të rimerrnim përsëri këtë vend të shenjtë. Ishte njësoj sikur të kërkonim të bëheshe ndonjë mrekulli. Por Perëndia ynë është Perëndia e suprizave dhe Ai që bën mrekullira dhe në fund fare arritëm që të bindnim edhe njerëzit që punonin në këtë Kishë-Restorant, të mos shqetësoheshin për punën që kishin për të humbur, se do t’i ndihmonim këta njerëz dhe më në fund Qeveria pranoi për të na e rikthyer edhe një herë Kishën. Tani sikundër ju dhe e keni dëgjuar, me Hirin e Perëndisë, është bërë dhe një hap tjetër i madh. Pra Bashkia bashkë me organet e tjera qeveritare kopetente, pranuan që të na jepnin leje për të ndërtuar Kishën sikundër ajo ishte në formën e saj të mëparshme dhe të vjetër. Ne nuk mundeshim që ta bënim më të madhe, aq sa ne do të donim ta bënim këtë Kishë, sepse në park tani ka kufizime në ndërtimet që kryhen, por do ta bëjmë atë më të lartë dhe sigurisht që do të jetë një Kishë, akoma dhe më e bukur se më përpara. Nuk do të bëjmë fasadën që na imponuan këtu nga Italianët, para Kishës. Është një skicë-plan që shkon shumë, si me traditën ashtu edhe me vendin. Le të jemi gati se për pak kohë, këtu në këtë vend, kanë për t’u kryer shumë punime për ndërtimin e Kishës. Nevojitet shumë lutje për këtë qëllim, duhen mjaft edhe fonde financiare për ndërtimin e kësaj Kishe. Ka disa donacione që janë mjaft prekëse për ata që kanë dhënë për ndërtimin e Kishës dhe guxojmë që të bëjmë përpara këtë përpjekje dhe të ndërmarrim përpara këtë përpjekje kaq të madhe. Është një Orthodhoks, i njohuri im, por dhe i panjohur për shumë vetë, i cili ka dhënë një donacion, një shumë e cila është mjaft e konsiderueshme. Kam thënë dhe tek Kisha Katedrale, të gjithë duhet të kontribuojmë financiarisht që të ndërtohet sa më shpejt këtu Kisha e “Shën Prokopit”. Zoti e bekon dhe atë të paktë dhe e shumon mjaft, që ajo të jepet me shumë dashuri dhe të jepet me besë. Dua të shpreh falenderime dhe përgëzime për të gjithë ata që kanë punuar për gjithë këto vite në këtë Kishë të Shën Prokopit, ju e dini se sa është lodhur Atë Ilia këtu, kori, njerëzit që punojnë në këtë Kishë këtu për mirëmbajtjen e saj dhe dua të shpreh falenderimet e mia për të gjithë ata njerëzit, bijtë e mi të bekuar. Dëgjuam pak më parë, Atë Ilian, që na foli për figurën e Shën Prokopit, unë nuk dua që t’i rikthehem prapë atyre sa u thanë këtu, por ka një pikë delikate që ja vlen ta theksojmë dhe ta nxjerrim atë në pah. Shën Prokopi, nuk lindi Orthodhoks, por me martirizimin dhe vdekjen e tij, na dha Ikonën se çfarë do të thotë që një i Krishterë të jetë një Orthodhoks i vërtetë, dhe siç e dini është mbrojtësi ynë, mbrojtësi i gjithë qytetit të Tiranës. Mbërrijnë në veshët e mi, kohë pas kohe, disa fyerje edhe sharje që nuk i kisha dëgjuar kurrë ndonjëherë, që ka njerëz që flasin në mënyrë nënçmuese për njerëz që nuk kanë qenë Orthodhoks dhe u bënë tani të tillë, gjatë këtyre viteve, kjo është një herezi e rëndë dhe një fyerje shumë e rëndë. Apostull Pavli, nuk ishte më pak Orthodhoks dhe Apostull, meqë ai bënte pjesë në sektin e Farisenjve. Mijëra Shenjtorë që kemi ne, nuk lindën si të tillë Orthodhoks, u bënë në mënyrë të lirë, me vullnetin e tyre, me anë të pagëzimit dhe me anë të besës që ata morën dhe është një marrëzi dhe një çmenduri, kur disa persona duan të shfaqen se gjoja janë më tepër Orthodhoks, meqënëse gjyshërit e tyre kanë qenë të tillë Orthodhoks. Dhe nuk ka asnjë dallim në këtë pikë, në këtë gjë. Dhe kur dëgjojmë idiotësi të këtij lloji, duhet t’i përballojmë ato në mënyrën e drejtë dhe që t’i hedhim poshtë. Ka dhe njerëz që thonë se u bë tani gabim nga Kryepeshkopi, që dorëzoi njerëz që nuk ishin nga lindja, të bëhen Orthodhoks. Për mua ishte dhuratë e Perëndisë, që pati anëtarë që erdhën në Kishë me vullnet të lirë dhe deshën të bëhen anëtar të Kishës Orthodhokse. Respektojmë që të gjithë njerëzit, për zgjedhjet që ata kanë bërë për jetët e tyre. Por dua që të gëzojmë veçanërisht për ata persona që me anë të vullnetit të tyre të lirë, morën vendimin për t’u bërë të Krishterë Orthodhoks. Nuk dua tani të hyj në detaje të tjera, duhet të lavdërojmë Zotin Perëndinë, që na fali shumë njerëz, që vendosën si Shën Prokopi, lirisht të bëhen anëtarë të Kishës. Çështja që qëndron është, se si do të vdesim që të gjithë?! Si Orthodhoksë të vërtetë autentikë, apo si të tillë, Orthodhoks të gënjeshtërt?! Si njerëz që duam me të vertetë Zotin dhe jemi gati për të bërë sakrifica, apo si njerëz që besojmë për të pasur përfitime personale për rehatinë tonë. Ajo që është e sigurt, është se jeta për një çast do të mbarojë për të gjithë ne, dhe Zoti të na bëjë të denjë që të kemi sa më shumë dashuri, përkushtim ndaj vullnetit të Tij për ta kryer këtë vullnet. Të kemi diçka nga besimi, burrëria, shenjtëria, që patën Shenjtorët tanë, durimi tyre shumë i madh. Ata janë vula e vërtetë që ka Orthodhoksia jonë. Lutuni vëllezër dhe për ne Klerikët, që të jemi sipas shembujve të Shënjtorëve tanë dhe le të përpiqemi të gjithë që të jetojmë diçka më tepër nga tradita që na dha Shën Prokopi. Të jetojmë diçka më tepër nga shembulli që na dha ai, për më shumë sakrifica dhe vetmohim në jetën tonë”. Amin!
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










