02/01/2023 02/01/2023 ÇFARË BËMË GJATË 2022? LE TË PYESIM VETEN TONË SOT, E TË MEDITOJMË PËR PAK KOHË. Të dashur në Krishtin! Shkoi edhe viti 2022! Të gjithë ne bëmë 365 hapa më tepër, të gjithë ne shkruam po kaq faqe në librin e jetës sonë. Janë të bardhë apo të zinj, janë pozitive apo negative, këtë...
02 Ιανουαρίου, 2023 - 16:47
Τελευταία ενημέρωση: 02/01/2023 - 16:48

ÇFARË BËMË GJATË 2022?

Διαδώστε:
ÇFARË BËMË GJATË 2022?

ÇFARË BËMË GJATË 2022?

LE TË PYESIM VETEN TONË SOT, E TË MEDITOJMË PËR PAK KOHË.
Të dashur në Krishtin!

Shkoi edhe viti 2022! Të gjithë ne bëmë 365 hapa më tepër, të gjithë ne shkruam po kaq faqe në librin e jetës sonë. Janë të bardhë apo të zinj, janë pozitive apo negative, këtë ne dhe Perëndia ynë e dimë.
Nuk na mbetet asgjë tjetër veçse t’i kujtojmë, t’i shqyrtojmë me ndërgjegje të pastër e të meditojmë për to.
Për secilin prej nesh, ky është akoma edhe një rast tjetër, i ri, që të kthejmë vështrimet tona drejt vetes sonë, për përsosjen e jetës sonë.
Ja edhe disa pyetje të tjera, midis të tjerash, që mund t’i bëjmë vetes sonë:
– Çfarë bëra? Çfarë të mirë bëra? Çfarë bëra që nuk duhet të bëja? Çfarë të mirë mund të bëja dhe nuk e bëra?
– Çfarë mendova? Çfarë të mirë mendova? Çfarë mendova që nuk duhet të mendoja? Çfarë të mirë mund të mendoja dhe nuk e mendova?
– Çfarë thashë? Çfarë të mirë thashë? Çfarë thashë që nuk duhet ta thoja? Pse heshta aty ku duhej të flisja?
– Çfarë dëgjova? Çfarë të mirë dëgjova? Çfarë dëgjova që nuk duhet të dëgjoja? Dhe çfarë duhet të dëgjoja dhe nuk e dëgjova?
– Çfarë pash? Çfarë të mirë pash? Çfarë pashë që nuk duhet të shihja? Dhe çfarë të mirë munda të shoh dhe nuk e pashë?
– Ku shkova? Ku shkova, që bëra mirë që shkova? Ku shkova që nuk duhet të shkoja? Dhe ku mund të shkoja për të mirën time dhe të vëllait tim dhe nuk shkova?
Me këto momente medituese do t’i japim rastin vetes sonë të përparojmë më tepër në njohjen e vetvetes dhe të njohjes hyjnore. Njohja hyjnore do të na drejtojë në njohjen e vetvetes, që do të përbëjë fillimin e përsosjes së jetës sonë.
Këto momente medituese do të shtojnë ndjesinë e dashurisë, gëzimit, falënderimit dhe vlerësimit për jetën, për Perëndinë, për njerëzit.
Njëkohësisht në këtë meditim në mjaft raste do të mungojë ndjesia e gënjeshtërt e pafajësisë dhe do të ndjejmë fajësinë tonë dhe do të drejtohemi në një pendim të vërtetë për shenjtërimin dhe shpëtimin e shpirtit tonë.
Me sigurinë se Krishti është mes nesh dhe se të pamundurat për njerëzit janë të mundura për Perëndinë, ju urojmë vit të bekuar, me ripërtëritje dhe fuqi, për vazhdimin e përsosjes së jetës sonë.

Një vit të ri të bekuar e me Zotin!

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων